U ndal në kuadër të masave COVID-19/ Sjellja e dyshimtë i pikas kokainën dhe heroinën në kamion, arrestohet në Itali shoferi shqiptar (VIDEO)

ITALINjë 47-vjeçar nga Shqipëria është ndaluar me rreth 20 kile kokainë dhe heroinë në qytetin e Barit. Ka qenë një patrullë e policisë financiare e vendosur në kuadër të masave të ndërmarra për shkak të COVID-19, e cila gjatë kontrollit të kamionit të ardhur nga porti i Durrësit arriti të zbulonte sasinë e drogës.

Gjatë kontrollit të mjetit pas çmontimit të karrocerisë së kamionit poshtë levës së marshit janë zbuluar 19 pako me drogë, konkretisht 12 kilogramë kokainë dhe 8 kilogramë heroinë. Ka qenë sjellja e tij e irrituar dhe veprimet në tension, kanë sjellë dyshime tek patrulla e policisë e cila ka kaluar më pas në filtër kamionin. 

Pas zbulimit të lëndës narkotike shqiptarit 47- vjeçar i janë vendosur prangat. Nga ana e policisë italiane kanë nisur hetimet për të gjetur rrugën se si droga hyri në Itali dhe për të kuptuar se ku do të shkonte droga në Itali. Kamioni kishte një ngarkesë me rroba dhe kishte destinacion qytetin e Piaçenzës dhe Bergamos. 

Policia e Barit i ka përcjellë palës shqiptare të dhënat e mjetit dhe emrin e shoferit dhe ka kërkuar të kryhet një hetim i shpejtë për të zbuluar bazën e nisjes së drogës nga Shqipëria. Ndërkohë vetë shoferi i arrestuar ka mohuar të ketë dijeni për drogën dhe është shprehur se po shkonte në Bergamo e Piacenza për të dorëzuar një ngarkesë me veshje të prodhuara në Shqipëri.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë