Nga Durrësi në Milano, si u transportuan 21 kg kokainë, Artur Sulaj i tregoi shokëve se përgjogjeshin, I thanë "se rruj...' Detaje nga dosja e SPAK

Nga Durrësi në Milano, si u transportuan 21 kg kokainë, Artur Sulaj i tregoi shokëve se përgjogjeshin, I thanë

1687947856_drog.jpg

Në nëntor 2021 po organizohej sigurimi dhe trafikimi i një sasie prej 21 kg kokainë nga Shqipëria drejt Italise.  Në dosjen e siguruar nga Report TV zbulohet roli i Artur Sulaj, Arian Tola, Pirro Capi dhe Donaldo Marku.

Ndërsa persona të tjerë janë të përfshirë në këtë episod. Kokaina ka kaluar me kamion nga porti i Durrësit drejt Milanos.

Konkretisht nga hetimi ka rezultuar e provuar se në këtë episod, (si dhe provat e admnistruar nga provat e administruara nga Autoritetet Italiane ne kuader te Skuadrës së Përbashkët Hetimore), rezulton se nga data 03.11.2021 deri me date 16.11.2021, shtetasit Artur Sulaj, Arian Tola, Pirro Capi, dhe persona të tjerë ende të pa identifikuar kanë organizuar sigurimin, magazinimin, transportimin dhe trafikimin e një sasie prej rreth 21 kilogram lëndë narkotike e llojit kokainë nga Shqipëria drejt Italise. Keta shtetas kanë bashkëpunuar me njeri tjetrin për sigurimin, futjen në vendin e fshehtë në kamion dhe dorëzimin në Itali. Gjatë hetimeve ka rezultuar se kalimi i lëndës narkotike ështe bërë nga pika kufitare porti i Durresit duke përdorur kamionin me targa AB465EH i drejtuar nga shtetasi Artur Sulaj me destinacion qytetin e Milanos ne Itali. Nxjerrja e lëndës narkotike nga kamioni eshte bere nga shtetasit Arian Tola dhe Artur Sulaj në një parking në qytetin e Milanes dhe i është dorëzuar shtetasit Donaldo Marku, i cili mbasi ka marrë këtë lëndë narkotike, është ndaluar nga forcat e policisë.

Gjatë bisedave të përgjuara Artur Sulaj shoferi i kamionit me të cilën u transportua kokainë ishte në dijeni se telefonatat përgjoheshin dhe flet i shqetësuar me një Arian Tolën se bashkëpunëtorët po veprojnë pa u ruajtur dhe duke u mburrur.

"Biseda nr. 896, datë 16/11/2021, ora 12:23:00, automjeti me targë "AB 465 EH", shtetasi Artur Sulaj, i cili është folesi A, ne kamion bisedon me shtetasin Arian Tola, i cili eshte foléti B, biseda ka ketë përmbajtje:

(B). Me rob shpie si jevgjit jemi, me rob shpie, genthet ne telefon si trot k** aasa me u duke!!

(A); Ate hall kam une o burrë se keto flasin në tavolinë shumë!! Se rruj k** une se rruj k** unë, kur erdhi puna nigjo i thashë se po të përgjohet telefoni, ku e rruj k* unë tha une kam ike 30 vjet me telefon! E mire, erdhi pas ca ditësh tha ej tha si me ja bo, jo mo i thashe unë se se rruj k* njeri për telefonin, jo tha se po te pergjohet tha, e rrot k thathe vari k**, nuk janë muhabete keto jooo!!" shkruhet në dosjen e siguruar nga Report TV. 


Lajmi kryesor:

'Ta provojmë një herë Turqinë o burrë...' Përgjimet që zunë mat trafikantët e drogës, Report TV zbardh dosjen e operacionit 'Nga bregu në breg'


S.G/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari