Një 36-vjeçar me iniciale O.K., nga Durrësi ka rënë në prangat e Policisë së Beratit, pasi u kap me 6 doza kokainë të cilat do t’i shpërndante në Berat.
Ai u arrestua në lagjen “Uznovë” të Beratit teksa ishte duke lëvizur me makinë, ku ndodhej dhe një 27-vjeçar me iniciale E.H., po nga Durrësi të cilit iu gjet një sasi kanabis. 27-vjeçari u vu nën hetim.
Gjithashtu, pas arrestimit të 36-vjeçarit, Policia e Beratit në bashkëpunim me Policinë e Durrësit ka kontrolluar banesën e tij në Durrës, ku u gjetën dhe u sekuestruan dhe 27 doza të tjera me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, si dhe një peshore elektronike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.