Në muajin më vendimtar për fatet sportive të këtij sezoni sportiv, DigitAlb vjen me një programacion maksimalisht të kompletuar, me të gjitha shijet dhe me një çmim prej 10 mijë lekë më të ulët nga çmimi zyrtar.
Në morinë e pafundmeve të eventeve sportive për tu transmetuar, sytë e të gjithë shqiptarëve do të jenë të fiksuar tek data 26 Mars, aty ku Kombëtarja shqiptare dhe përfaqësuesja e Kosovës do të luajnë dy ndeshjet më të rëndësishme në historinë e tyre, respektivisht ndaj Polonisë dhe Sllovakisë për të synuar kualifikimin për në finalen e madhe të 31 Marsit, që mundëson biletën e artë për pjesëmarrjen për herë të parë në një Kupë Bote. 4 ndeshje për të bërë bashkë të gjithë kombin dhe për të realizuar ëndrrën e madhe.

Ndërkohë ditët deri në këto përballje historike do të jenë të ngarkuara me një numër rekord transmetimesh nga kampionatet më elitarë të globit. Në Premier League do të ndjekim rivalitetin në distancë për kreun mes Arsenalit dhe Manchester City, sikundër edhe një ndeshje direkte mes tyre më 22 Mars në finale për Kupën e Ligës.
Në La Liga do të ndajnë jo pak llogari Barcelona me Real Madrid, me katalanasit më të favorizuar në renditje, por edhe në kalendar, pasi rivalët e tyre të përjetshëm do të kenë një pengesë të madhe drejt kreut me 22 Mars në derbin me Atletico Madrid.
Në Serie A, fitorja e Milanit në derbi me Interin ka mbajtur të hapur garën për titullin kampion dhe të dyja skuadrat do të testojnë ambiciet e tyre maksimale në duele tejet intriguese si Inter-Atalanta dhe Lazio-Milan.
Ne Bundesligë, Bayerni mund të jetë i sigurtë në rrugën drejt titullit, por e sigurtë që në ndeshjet e mbetura nuk do të heqë dorë nga objektivi për të vendosur rekorde të reja në futbollin gjerman.
.png)
Në kampionatin francez, kampionët në fuqi të Europës, me rezultatet e fundit i kanë ndërlikuar llogaritë për të mbrojtur statusin e kampionit, teksa diferenca me ndjekësit e Lens eshte vetëm një pikë dhe ngarkesa në garat europiane mund ta penalizojë në ndeshjet finale drejt titullit kampion.
Bashkëngjitur në trasmetimet sportive në DigitAlb do jenë edhe ndeshjet me të mira nga Kampionati Turk, Skocez, Portugez, Hollandez, Grek, Zviceran Arabisë Saudite dhe ndeshjet e kupave të këtyre vendeve.
Megjithatë, interesin më të lartë në këtë muaj do ta kenë ndeshjet kualifikuese për fazën e 1/8 të Champions League, Europa League dhe Conference League, teksa në program do të jenë 24 përballje fantastike dhe ku sytë e të gjithë do të jenë tek superduelet Real Madrid-Manchester City, Paris Sg-Chelsea, Newcastle-Barcelona, Leverkusen-Arsenal, Atalanta-Bayern, Bologna-Roma, Lille-Aston Vila.
Por ky muaj i veëantë do vijë në DigitAlb edhe me garat e F1, turnetë e tenisit, ndeshjet e NBA, Champions League në volejboll dhe shumëçka tjetër. Të gjitha në paketën sportive më të pasur në vend. Vizito tani faqen zyrtare www.digitalb.al, abonohu në Premium në DigitAlb me ulje deri 10 mijë lekë dhe shiko gjithçka.












