Nga fushat e blerta te 'shtëpitë e barit', arrestohet në Britani ish-futbollisti shqiptar
Elsion Koka, ish-futbollisti i arrestuar
Ish-futbollisti shqiptar, Elsion Koka u arrestua nga policia Britanike duke punuar në një "shtëpi bari" në Swansea. 26-vjeçari shqiptar, sipas mediave në Britaninë e Madhe ishte futur ilegalisht në ishull dhe u kap duke punuar në një shtëpi të përshtatur për prodhimin e kanabisit.
Kur policia ndërhyri në shtëpinë e përshtatur në një plantacion kanabisi ata zbuluan se e gjithë prona ishte dedikuar për prodhimin e drogës me bimët për të cilat kujdesej shtetasi shqiptar Elsion Koka.
Pas kontrollit, policia njoftoi se ishin 289 rrënjë duke u kultivuar, këto në nivele të ndryshme pjekurie. Rendimenti i mundshëm i bimëve narkotike ishte gati 25 kilogramë, me një vlerë në rrugët e Britanisë afro 150 mijë euro.
Elsion Koka u vendos menjëherë në pranga dhe sipas mediave nuk ka pranuar të flasë në intervistën e zhvilluar me policinë dhe prokurorinë. Gjykata e Swansea mori vesh se Koka i kishte paguar një bande kriminale një shumë “të konsiderueshme” parash për ta çuar atë në Mbretërinë e Bashkuar, me një pjesë të udhëtimit të kryer në bagazhin e një automjeti dhe kishte pritur që të gjente punë në ndërtim.
26-vjeçari nuk ka dënime të mëparshme dhe pranoi se ishte në punë për të fituar disa të ardhura. Edhe avokati Hywel Davies tha se i pandehuri ishte në Britani për të fituar disa të ardhura më shumë dhe se ishte një futbollist profesionist, teksa një pjesë të fitimeve i dërgonte në Shqipëri për familjarët.
Gjatë mbrojtjes së Kokës, avokati i tij tregoi se i riu kishte qenë një futbollist profesionist për një periudhë dhe ishte një njeri me arsim të lartë me një diplomë Master në shkencat sportive. Sipas mediave britanike ai tha se duke pasur parasysh statusin e emigracionit të Kokës, një dënim ishte i pashmangshëm.
I lindur në Librazhd, Koka ka luajtur me klube si Kevitan, Luzi 2008 dhe Klosi.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A është i drejtë vendimi për të shtyrë Komisionin Hetimor për ‘McGonigal’?
-
Po
65.2%
-
Jo
27.4%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 164
Lajme të tjera
-
U kapën me kokainë e heroinë, në burg 4 të arrestuarit! 'Koka' e grupit të drogës merr përsipër përgjegjësinë: Trafikun e drejtoja unë, të tjerët s’kanë lidhje
6 Shkurt, 11:41
-
‘Shqiptarët janë gjithmonë një hap përpara’, Eksperti për median britanike: Bandat shqiptare gjejnë rrugë të reja për trafikimin e emigrantëve
6 Shkurt, 08:31
-
Sot ‘koka’ e grupit të drogës në Tiranë, kush është Brikena Frakulli? E arrestuar në 2015-n, kishte pjesë të bandës të dashurin e kushërirën! ‘Rekrutonin’ në Facebook
5 Shkurt, 11:01
-
Kryeministrja më jetë shkurtër e Britanisë së Madhe, Liz Truss flet pas ‘dështimit’: Nuk m’u dha kurrë një shans për të zbatuar planin për uljen e taksave
5 Shkurt, 08:11
-
Media britanike: Njësitë e azilit marrin urdhër që të merren vetëm me rastet shqiptare për të përshpejtuar dëbimet nga Britania
4 Shkurt, 09:16
-
Si ka ndikuar Brexiti në turizmin britanik
4 Shkurt, 08:43
-
Britania shqyrton me përparësi kërkesat e azilantëve shqiptarë, të deportohen sa më shpejt në Shqipëri
3 Shkurt, 16:02
-
Shkoi në kështjellë për të vrarë mbretëreshën në vitin 2021, shpallet vajtor 21 vjeçari në Britani! Akuzohet për tradhti
3 Shkurt, 14:22
-
EMRI/ U dëbua në Shqipëri për të vuajtur dënimin për vjedhje, shqiptari 'sfidon' Anglinë, kthehet dhe reklamon jetën luksoze me “Lamborghini”
2 Shkurt, 09:39
-
Pse gjysmë milion britanikë janë në grevë?
2 Shkurt, 08:27
-
Foli kundër Andrew Tate, deputetja britanike: Jam bombarduar me kërcënime për vdekje dhe përdhunim
1 Shkurt, 09:48
-
U kap brenda ‘shtëpisë së barit’, 19 vjeçari shqiptar në Angli dënohet me 9 muaj burg, dëshmia e tij: Kam babain sëmurë, doja të paguaja borxhet
1 Shkurt, 09:21