Tentoi të hynte në Shqipëri me pasaportë false, kanabis e 12 mijë euro të padeklaruara, arrestohet turku 41-vjeçar në Potin e Durrësit

Tentoi të hynte në Shqipëri me pasaportë false, kanabis e 12 mijë euro të padeklaruara, arrestohet turku 41-vjeçar në Potin e Durrësit

Foto ilustruese

DURRËS- Një 41-vjeçar turk, i identifikuar si Abdullah Tanriverdi ka rënë në pranga pasi tentoi të hynte në Shqipëri përmes Portit të Durrësit me pasaportë false.

Pasi autoritetet kufitare kishin dyshime se 41-vjeçari turk kishte paraqitur një pasaportë të falsifikuar, u realizuan kontrolle më të imtësishme. Tanriverdit iu gjetën dhe sekuestruan 12 000 euro të padeklaruara, një sasi kanabis. Lënda narkotike dhe paratë u zbuluan në bagazhet e tij. Nga verifikimet e mëtejshme, ka rezultuar se pasaporta spanjolle që kishte paraqitur Abdullah Tanriverdi ishte e falsifikuar gjatë kryerjes së proceduare në Pikën Kufitare të Portit të Durrësit.

41-vjeçari turk i arrestuar sot në Durrës është banues në Barcelonë dhe akuzohet për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë", "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave", "Trafikimi i narkotikëve" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale". Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike