Nga janari deri tani bizneset kanë lëshuar mbi 11 mijë fatura elektronike! Drejtoria e Tatimeve: 1400 subjekte kanë nisur fiskalizimin

Nga 1 janari i këtij viti deri më tani janë rreth 1400 tatimpaguese që kanë nisur të zbatojnë fiskalizimin, duke lëshuar fatura në mënyrë elektronike drejt enteve publike. Aktualisht është përdorur më shumë portalin Self Care që është pa pagesë.

“Deri në këto momente janë lëshuar fatura elektronike dhe me para në dorë. Janë 1400 tatimpagues po lëshojnë fatura, dhe numri total i faturave të lëshuara është rreth 150 mijë, që përfshijnë edhe faturat me para në dorë edhe ato elektronike. Ndërsa vetëm fatura elektronike të lëshuara drejt enteve publike deri tani janë 11.268”, u shpreh për Report TV, kreu i Drejtorisë së Procesimit të Bizneseve në DPT, Klodi Plloci.

Faza e parë e fiskalizimit nisi këtë vit, fillimisht për 7600 tatimpagues që lëshojnë fatura për shtetin. Drejtori i Procesimit të Bizneseve tek tatimet Klodi Plloci, sqaron për Report TV se rezultatet janë të kënaqshme, ndërkohë që liston disa nga paqartësitë e bizneseve në këtë fazë, përfshirë edhe kostot.

“Pyetjet që na janë adresuar janë për mënyrën se si do ta aksesojnë sistemin, mënyrën se si do të ngarkojnë certifikatën, mënyrën se si lëshojnë faturën. Për të kryer procesin e fiskalizimit një biznesi i duhet një pajisje elektronike mund të jetë smartphone, lapton, PC, tablet, një linjë interneti, certifikata elektronike dhe një zgjidhje softuerike të certifikuar që është në treg. Duke qenë se procesi i fiskalizimit e ka hapur tregun, e ka liruar tregun kjo do të jetë mundësi për bizneset që të zgjedhin koston më të ulët, në varësi të zgjidhjes softuerike”, pohon drejtori Plloçi.

Plloci thotë se fiskalizimi është një proces gradual, për të cili do të vijojnë takimet e ndërgjegjësimit, edhe për bizneset që do zbatojnë sistemin nga 1 korriku, për faturat biznes-biznes dhe më pas për biznes-konsumator që është faza e fundit më 1 shtator 2021. Me implementimin  e këtij sistemi çdo transaksion regjistrohet në kohë reale duke i dhënë mundësinë administratës që të identifikojë më shpejt rastet e abuzimeve.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion