‘Nga kjo e premte do të përjetoni një përmirësim te...’ horoskopi për ditën e sotme

‘Nga kjo e premte do të përjetoni një përmirësim te...’ horoskopi për ditën e sotme

Foto ilustruese

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Çiftet do të zgjidhin një problem të vogël që ka lindur së fundmi. Marsi i favorshëm na lejon të rikuperojmë disa diskutime të ndërprera. Në punë, projektet e reja duhet të thellohen.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Për beqarët vijnë dashuri të këndshme, do të përjetoni energji të reja. Verifikoni fuqinë e lidhjeve të caktuara profesionale, duke bërë kujdes me kë po bëni biznes dhe sa ia vlen.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Nëse jeni në një lidhje prej pak kohësh, do të ketë një heshtje që nuk do të mund t’i gjeni shpjegim. Në punë, në fund jeni gjithmonë ju që duhet të vini re disa mangësi nga të tretët.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Në dashuri mund të bëni shumë zhurmë, por për asgjë, ndaj ruani qetësinë. Në punë ka pasur një problem dhe tani do të duhet të gjeni zgjidhje të reja.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Në këtë periudhë është shumë e vështirë të komunikosh me partnerin/en, por vazhdoni të përpiqeni. Në punë do të ketë diskutime me persona që kanë për shenjë horoskopit, Ujorin dhe Akrepin.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Këto yje sugjerojnë një rikthim, por edhe takime të reja. Shtyni diskutimet e rëndësishme të biznesit për javën e ardhshme.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Nga kjo e premte do të përjetoni një përmirësim të dukshëm në marrëdhëniet sentimentale. Ata që kanë projekte të mëdha pune mund të fillojnë të trazojnë ujërat.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Po rifitoni optimizmin që kishit humbur kohët e fundit në dashuri. Shumë Akrepa do të ndryshojnë jetën, punën ose objektin e studimit.Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Këtë të premte duhet t’i kundërviheni disa konfuzioneve në dashuri. Në punë, nuk jeni aspak të bindur për perspektivat e ardhshme.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Të mbyllësh një lidhje të premten ose ta vësh në provë, do të thotë ta rimendosh brenda pak ditësh, prandaj prisni. Nëse keni ndërmend të ndryshoni vendin e punës, do të jetë më mirë që dhe këtu, të prisni disa ditë.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Një datë takimi dashurie mund të shtyhet, por mos u shqetësoni, kohë më të mira do të vijnë. Ka pak emocione në punë dhe kjo sjell ndikim në mbarëvajtje.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Kujdes nëse kjo e juaja është një histori në krizë ose në mbyllje e sipër. Kjo e premte është një ditë e mirë për provime apo intervista pune

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike