Nga korrupsioni pasiv tek krijimi i skemave mashtruese, të gjitha akuzat për të arrestuarit në inceneratorit e Fierit

Nga korrupsioni pasiv tek krijimi i skemave mashtruese, të gjitha akuzat për të arrestuarit në inceneratorit e Fierit

1668602849_fffff.jpg

Këto janë akuzat e ngritura nga SPAK pas hetimeve të kryera për aferën e inceneratërve, ku janë vënë në pranga 5 persona ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në pranga përfunduan Regan Merdani, Robert Shabani, Gentian Zifla dhe Enver Sheshi, ndërsa në kërkim janë Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Arjola Kodra, Luran Dusha dhe Giuseppe Ciaffaglione.

‘Masat e sigurisë personale janë miratuar për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”,“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuara nga nenet 143/3, 25, 144/a, 25, 245, 25, 248, 259, dhe neni 287, gërmat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal. Ekzekutimi i masave të sigurimit personal po bëhet nga Drejtoria Hetimore Qëndrore e Policisë së Shtetit.'- njofton sot SPAK në njoftim zyrtar.


Lajmi kryesor:

Inceneratori i Fierit, SPAK 11 urdhër arreste të tjera, 5 në pranga, 6 në kërkim (EMRAT)! U paguan 4 milionë euro për punë të pakryera, 60 mln lekë dëm shtetit nga mashtrimi me TVSH


M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    5 Dhjetor, 08:50

    Beteja në Kushtetuese, a duhet që listat për deputetë të hapen plotësisht?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Përgjegjës për mbi 30 grabitje në Malaga, goditet grupi i ‘turistëve’ shqiptarë, 3 të arrestuar! Merrnin makina me qira me dokumente false

Spanjë/ Përgjegjës për mbi 30 grabitje në Malaga, goditet grupi i ‘turistëve’ shqiptarë, 3 të arrestuar! Merrnin makina me qira me dokumente false