Nga Kosova në Tiranë, ndalohen furgonat me ilaçe kozmetikë e bizhuteri floriri! Ishin mallra kontrabandë

Nga Kosova në Tiranë,  ndalohen furgonat me ilaçe kozmetikë e bizhuteri floriri! Ishin mallra kontrabandë

Foto ilustruese

Lezhe- Dy persona janë arrestuar pasi po transportonin me furgonë, mallra me vlerë rreth 50 000 euro, pa fatura tatimore, të dyshuara të kontrabanduara nga Kosova. Arrestimi i tyre u krye në aksin “Milot-Tiranë”

Gjatë operacionit u kapën në flagrancë, në aksin rrugor “Milot-Tiranë”, dhe u vunë në pranga shtetasit I. O., 29 vjeç, dhe A. D., 37 vjeç, të dy banues në fshatin Nange, Kukës.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, të siguruar në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se 2 shtetas transportonin me furgonë, mallra me vlerë të konsiderueshme, të dyshuara të kontrabanduara nga Kosova, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin policor të koduar “Passage” informoi sot policia e Lezhës.

“Në furgonët që drejtonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, mallra të ndryshme (produkte farmaceutike, kozmetike, ushqimore dhe bizhuteri floriri), me vlerë totale rreth 50 000 euro, të papajisura me fatura tatimore

Operacioni u kodua “Passage”.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Akuzohen për abuzim me fondet e shërbimit, pezullohen 25 policë të Korçës dhe të drejtorisë së Kufirit e Migracionit

Akuzohen për abuzim me fondet e shërbimit, pezullohen 25 policë të Korçës dhe të drejtorisë së Kufirit e Migracionit