Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një tryezë për familjet shqiptare. Meta shpalosi disa prioritete sociale të Partisë së Lirisë për të mbështetur familjen shqiptare, si mbështetje për çiftet e reja me kredi dhe nxitje të lindshmërisë në vend.
Përveç planit mbështetjes ekonomike për nxitjen e lindshmërisë në vend, Meta prezantoi edhe propozimet e Partisë së Lirisë sa i takon paketës fiskale të ndërmarrë për mbështetjen e të rinjve që duan të krijojnë biznese sociale apo "start-up"-e. Për çfitet e reja, propozimi i PL-së është mbështetja me kredi deri në 20 mijë euro në vit me mundësi subvencionimi nga shteti.
PROPOZIMET E METËS
1.Së pari, duhen ndërtuar çerdhe e kopshte sipas standarteve europiane. Fatkeqësisht, në Tiranë, në kryeqytetin e vendit, kemi zona të mbipopulluara, ku mungojnë kopshtet dhe çerdhet, apo ku prindërve ju duhet të humbasin kohë për t’i çuar fëmijët në çerdhen/kopshtin më të afërt.
2.Duhet shtuar numri i çerdheve e kopështeve, që të mos kemi më grupe me 40 e më shumë fëmijë dhe ku kujdesi dhe vëmendja ndaj secilit prej tyre bëhet shumë e vështirë për edukatoret.
3.Duhet të mbështesim familjet e reja, duke ju ofruar mundësinë që fëmijët e tyre janë të sigurtë e të qetë në kopshte e çerdhe, ndërkohë që të dy prindërit punojnë. Për këtë nevojitet zgjatja e orarit të çerdheve dhe kopshteve.
4.Për mirërritjen e fëmijëve tanë nevojitet rritje e cilësisë së ushqimit në çerdhe e kopshte, por edhe rritje e kontrolleve të cilësisë së ushqimeve nga strukturat përgjegjëse të bashkisë.
-Nga ana tjetër, kemi nevojë të mbështetesim dhe nxisim nënat e reja për të bërë më shumë fëmijë, duke ju ofruar infrastruktura më të mira mbështetëse, rritje të numrit të konsultoreve dhe qendrave shëndetësore, që fatkeqësisht në Tiranë edhe pse popullsa është shumëfishuar, nuk janë shtuar, përkundrazi.
-Po ashtu mbështetja e grave dhe vajzave, si pjesë thelbësore e familjes përmes fuqizimit të tyre ekonomik, politik e shoqëror brenda edhe jashtë familjes, luftës kundër dhunës ndaj tyre, dedikimit të programeve të veçanta për nxitjen e start-up-eve nga vajzat dhe gratë, mbështetjes së grave kryefamiljare, forcimit të ndihmës ekonomike për gruan kryefamiljare dhe për të porsalindurit, rritjes së ndihmës sociale për fëmijët në familje me prindër të divorcuar, arsim më cilësor dhe ekonomi më e qëndrueshme janë disa nga prioritetet e Partisë së Lirisë në programin e saj.
-Ndërkohë që thelbësore për forcimin e familjes shqiptare dhe ndalimin e largimit të të rinjve dhe shpopullimit të vendit mbeten veçanërisht politikat fiskale konkrete në mbështetje të saj. Ka shumë shembuj konkretë të politikave fiskale të vendeve të BE-së në mbështetje të familje dhe të të rinjve, qe mund të aplikohen tek ne.
Disa propozime konkrete të Partisë së Lirisë për politika fiskale në mbështetje të familjes:
1.Nënat me 2 dhe më shumë fëmijë të diferencohen në taksimin mbi pagën dhe të ardhurat. (Në kuadrin e barazisë gjinore do të shihet mundësia që këtë të drejtë ta përfitojë edhe babai)
2.Të jepet paga e plotë, për një vit kalendarik, për lejet e lindjes. (Sot jepet 80% e pagës për 6 muajt e parë dhe 50% e pagës për 6 muajt e dytë)
3.Të mbështeten me kredi, deri në 20,000 euro, me interesa të subvencionuara nga shteti, çiftet e reja.
4.Të mbështetjen me grante deri në 20.000 euro, sipërmarrësit e rinj, deri në moshën 25 vjeç, që krijojnë biznese sociale dhe start-up-e.
5.Të trefishohet bonusi i bebes. (Sot kemi bonusin 40.000 fëmija i parë, 80.000 fëmija i dytë dhe 120.000 fëmija i tretë).
6.Nisur nga përqindja e lartë që ka konsumi i ushqimeve bazë në familjen shqiptare, Partia e Lirisë propozon:
A.Rimbursim deri në 5% të shumës së shpenzuar për ushqimet bazë (ushqimet e shportës), sipas faturave të blerjes.
B.Në veçanti, për familjet me fëmijë 0-3 vjeç të krijohet “Shporta e bebes”, me ushqimet bazë dhe artikuj të higjenës, për të cilat të bëhet rimbursimi deri në 10% sipas faturave të blerjes.
7.Të vendoset sigurimi i detyrueshëm i jetës, në ambientet parashkollore, shkollore, rekreative e sportive, për fëmijët e moshës 0-18 vjeç.
Të gjitha këto politika konkrete fiskale do të ndihmonin në forcimin e familjes dhe krijimin e nukleve familjare më të mëdha e me më shumë fëmijë.
Familja si thelbi i shoqërisë është vendi më i lehtë për të futur vlera dhe për të krijuar ndryshim. Kur familjet besojnë se mund të përparojnë dhe janë në gjendje të ndihmojnë anëtarët e saj për të ecur përpara, e gjithë shoqëria mund të bëjë gjëra të mëdha dhe të eci përpara.
Like,po shkollim si femijet e tu nuk do t'ju premtosh ketyre bebeve,se ato bebe duhen rritur,ushqyer e arsimuar,nuk do te mbeten gjithemone bebe?!
PërgjigjuJanë ca njerëz që nuk e njohin turpin
PërgjigjuEdhe nje tollumb per baxhelken Monik.
PërgjigjuMe leket qe ke vjedhur ti dhe mona injorantja do ti paguash, apo eshte per fushate
Përgjigju