Përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.
Nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka bllokuar 32 mjete lundruese. Mjetet e bllokuara janë 16 Jet Ski, 6 gomone, 8 skafe dhe 2 mjete lundruese turistike.
20 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 9 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe 3 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.
Krahas masës së bllokimit, pronarët e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili, me masa administrative nga 20 000 deri në 100 000 lekë, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e plazhistëve. Ndërkaq, 2 mjetet lundruese turistike u konstatuan teksa e ushtronin aktivitetin, në kundërshtim me ligjin, informon policia.
2 mjete lundruese turistike, 13 Jet Ski, 4 gomone dhe 3 skafe, u bllokuan në Ksamil, Dhërmi, Triport dhe Durrës.
10 mjete të tjera lundruese, nga të cilat 3 Jet Ski, 5 skafe dhe 2 gomone, u bllokuan, dhe secili nga pronarët e këtyre mjeteve lundruese, u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë, për mungesë dokumentacioni.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla u ka bwrw thirrje përdoruesve të mjeteve lundruese, që të respektojnë me rigorozitet perimetrat e sigurisë ujore për plazhisët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.
S.G/M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7388
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari në Vlorë
20 Nëntor, 14:00
-
Konispol/ I humbur prej mbrëmjes së djeshme, bariu gjen 33-vjeçarin të aksidentuar për vdekje në mjetin e tij! Viktima baba i një fëmije dhe djalë i vetëm, ja shkaku i dyshuar (EMRI)
17 Nëntor, 16:29
-
Dhjetë pistoleta drejt Sarandës, Prokuroria zbulon të tretin e grupit, arrestohet dhe lihet në burg
16 Nëntor, 16:43
-
Hetimet për privatizimet e pronave të ushtrisë, Kushtetuesja rrëzon kërkesën për heqjen e sekuestros në bazën detare të Sarandës
12 Nëntor, 16:30
-
Delvinë/ Banorët kontribuojnë për kthimin në identiteti të kishës bizantine
9 Nëntor, 17:15
-
Sarandë/ Goditet mjeti i punimeve në rrugë nga persona të paidentifikuar (FOTO)
9 Nëntor, 10:17
-
FOTOLAJM/ Çudia në Ksamil, rrugës i vihet gardhi
9 Nëntor, 10:12
-
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Erdion Muhos, organizoi vendosjen e tritolit ku humbi jetën biznesmeni në Sarandë
7 Nëntor, 16:33
-
Sarandë/ Aksident i frikshëm, makina përplas motorin dhe vazot dekorative në trotuar, shoferi arratiset! S’ka të lënduar, Policia verifikon kamerat
4 Nëntor, 21:56
-
Sarandë/ Tre plaçkitje në seri brenda makinave dhe në një dyqan, arrestohet ‘skifteri’ 37-vjeçar! Zbulohen pamjet kur kryen vjedhjet (VIDEO+EMRI)
1 Nëntor, 13:32
-
Censi 2023/ Tirana ka 598,176 banorë, rritet ndjeshëm popullsia në bashkitë me minoritet grek
1 Nëntor, 10:18
-
Sarandë/ Dhunoi dhe kërcënoi me thikë mbesën, arrestohet 75 vjeçarja
30 Tetor, 17:11