Nga lideri i lëvizjes 'No Vax' në një mbështetës të vendosur të vaksinimit, 'metamorfoza' e ekstremistit italian pas infektimit me COVID: Vaksina shpëton jetë

Nga lideri i lëvizjes 'No Vax' në një mbështetës të vendosur të vaksinimit, 'metamorfoza' e ekstremistit italian pas infektimit me COVID: Vaksina shpëton jetë

Lorenzo Damiano

Dikur ishte një ndër zërat më kritikë kundër vaksinave të koronavirusit, por pasi u infektua ndryshoi totalisht mendim. Kjo është historia e historia e liderit të lëvizjes “no vax” në Veneto, Lorenzo Damiano. 56-vjeçari është shtruar në spital më 24 nëntor. Virusi e goditi atë gjatë një udhëtimi në Medjugorje.

Ai e ka parë keq dhe kështu ka vënë në pikëpyetje ideologjinë e refuzimit të kujdesit dhe parandalimit shëndetësor. Me pak fjalë, nga akuzat ndaj "diktaturës shëndetësore" te "të gjithë vaksinohen, unë do të vaksinohem. Vaksina të shpëton jetën"

Ai tashmë ka një “vizion të ri për botën” pasi kaloi 1 javë i shtruar në terapinë intensive me oksigjen në spitalin “Vittorio Veneto”.

Si lider i lëvizjes Nuremberg 2, ai madje kishte marrë pjesë në garën elektorale për t'u bërë kryebashkiak i Conegliano.

"Vizioni im për botën gjeopolitike ka ndryshuar dukshëm - tha ai - do të jem gati sa më shpejt që të jetë e mundur, kur të dojë Zoti, t'i bëj të ditur mbarë botës se sa e rëndësishme është të ndjekësh kolektivisht shkencën, atë që të shpëton".

 “Ndonjëherë duhet të kalosh nga një derë e ngushtë për t'i kuptuar gjërat ashtu siç janë. Kam pasur një trajtim monoklonal, falenderoj departamentin e Vittorio Veneto që më ndoqi, ishin të mrekullueshëm. Dhe gjithsesi unë e marr vaksinën, kam kaluar gjithçka që duhej të kaloja. Vaksinoni të gjithë, unë do të vaksinohem. Vaksina ju shpëton jetën”, ka thënë ai.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë