Protagonisti kryesor dhe fituesi i BBV 2 Luiz Ejlli në një intervistë të zhvilluar së fundmi, nuk është kursyer duke prekur shumë tema që publiku shpeshherë i ngre dhe është kurioz.
Si fillim, nuk kishte si të mungonte ai foli për raportin e tij me Kiarën dhe zbuloi nëse moderatorja bëhet xheloze tani që ai është në kontakt me vajza gjithë kohës.
“Kiara nuk është xheloze, por thotë “me mend në kokë”. Ky është si mesazh i koduar (qesh). Nuk ka përse të jetë xheloze. Është normale se në çift ka xhelozi. Unë jam vetë natyrë ngacmuese, e ngacmoj i them u lodha mbrëmë por jo nga koncerti po na erdhën disa balerina. Filloj duke e ngacmuar, por ajo e ka njohur natyrën time dhe për këtë gjë e vlerësoj. Nuk dua të pështyj atje ku kam lëpirë. Kam luftuar shumë për atë vajzë dhe e fitova. Nuk kam përse e çoj dëm gjithë atë kohë, përkushtim dhe vëmendje.”- tha ai për gazetarin Meriton Mjekiqi.
Në lidhje me lojën e tij në “BBV” ai u shpreh: E bukura e “BBV” ka qenë që unë nuk e kuptoja çfarë bëhej jashtë, prandaj vazhdoja dhe luaja fort. Se ndoshta ta dija do t’i kisha futur një mendje të lehtë.
“Në kuadër të Dashurisë” është filmi që do të sjellë Luizin dhe Oltën si burrë dhe grua dhe që mezi po pritet nga fansat e tyre. Në këtë intervistë Ejlli zbuloi disa detaje të reja:
“Filmi është komedi. Besoj se do të pritet mirë. Unë jam një djalë i thjeshtë që bën një punë normale, kurse familja e nuses janë të ashtuquajturit familja elitë, model. Kështu unë kam një mosbarazi me to dhe kjo bëhet shkak që të ndahem. Xhirimet kanë filluar dhe do të përfundojnë me 15 korrik.”
Si një nga artistët më të kërkuar të momentit, nuk kishte si mos të prekej edhe pjesa e koncerteve dhe shifrat marramendëse që përfliten në rrjet. Mirëpo Luizi u shpreh se ai ka një përqindje nga fitimet dhe pjesa tjetër i takon Top Channel me të cilët ka një kontratë.
“Çdo ofertë që më vjen un ja dorëzoj Topit. Unë kam përqindjet e mia. Fitimet e mia i di, pastaj kontratat i mbyllin ata. Çmimet për koncertet i vendos tjetër kush për mua. Por, jam shumë i kënaqur.”
Ndërsa në lidhje me kolegët dhe shoëbiz-in që është bërë pjesë së fundmi tha: Njerëzve që më kanë mbyllur derën, që më kanë shfrytëzuar dhe që kanë hedhur edhe baltë mbi mua iu uroj jetë të gjatë që të shohin sukseset e mia. Ka shumë artistë që janë investuar në muzikë mbi 10 vite dhe shohë që jam unë më i preferuar për 4 muaj e gjysmë edhe unë të isha në vend të tyre, të jemi realistë ky është biznes e ke një lloj mllefi, një lloj xhelozie dhe nuk i fajsoj. Ama a kam arritur të kuptoj se kush më do me të vërtetë nga këto artistë? Po.”
vertete je djale shume i mire po per sa i perket vajzes qe ke luftuar aq shume besoj se nuk te meriton.
PërgjigjuTi s'je askushi të flasësh për një cift të martuar përderisa nuk ke lidhje familjare dhe po të kishe nuk do e hapje gojën