Nga mbijetesa te ‘final-four’, sonte ndeshje delikate e Dinamos! Si funksion skema e re e kampionatit

Dinamo luan sot në orën 18:00 një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, teksa pret Teutën me synimin e vetëm 3 pikët, që do ta katapultonin në vendin e katërt, një pozicion që në fund të kampionatit të lejon të luftosh për titull kampion falë ‘final-four’.

Aktualisht skuadra e drejtuar nga Mehmeti pozicionohet në vendin e 6 me 39 pikë, po aq sa Tirana e vendit të pestë dhe 1 më pak se Skënderbeu i vendit të katërt. Duke qenë se kjo është një përballje e prapambetur i jep mundësinë dinamovitëve të kalojnë korçarët dhe të pretendojnë trofeun, diçka që dukej e pamundur në fillim të sezonit kur drejtoheshin nga italiani Di Biaggio.

Duke parë rëndësinë e ndeshjes, Dinamo zgjodhi të luante në Air Albania dhe jo në Niko Dovano të Durrësit ku i zhvillon gjithmonë ndeshjet pritëse, duke qenë se ai është stadiumi i Teutës. Mirëpo edhe këta të fundit në këtë përballje vijnë pas dy fitoreve dhe duan të shfrytëzojnë momentin për të mbyllur llogaritë e mbijetesës.

Sa i përket ‘final-four’, në fund të kampionatit 4 skuadrat e renditura të parat do luftojnë për titullin kampion. Ata do ndahen në dy vazo. Në të parën do jenë skuadrat e vendit të parë dhe të dytë, ndërsa në vazon e dytë skuadrat e vendit të tretë dhe të katërt. Shorti do përcaktojë dy përballje gjysmëfinale ku në rast se 90 minutat përfundojnë në barazim do kualifikohen skuadrat e renditura më lart. Në këtë rast skuadrat që mbyllin kampionatin në vendin e parë dhe të dytë.  

Në këtë mënyrë do përcaktohet finalja ku pas 90 minuta skuadrat shkojnë në shtesë dhe më pas nëse nevojitet edhe tek penalltitë. Sakaq njëkohësisht luhet edhe për vendin e tretë dhe të katërt për të përcaktuar të gjithë skuadrat që shkojnë në Europa. Të katërt këto takime, dy gjysmëfinalet, finalja dhe sfida e vendit të tretë dhe të katërt, do luhen në stadiumin Air Albania.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?