Nga mbijetesa te 'shtegtimi' larg Tiranës, drejtori i bardhebluve për Report Tv: Fitorja e fundit na motivoi!

Nga mbijetesa te 'shtegtimi' larg Tiranës, drejtori i bardhebluve për Report Tv: Fitorja e fundit na motivoi!

Në skype drejtori i Tiranës Agim Ibraimi

Tirana pas shumë javësh më në fund doli nga zona e ftohtë e renditjes, pasi në fundjavë fitoi 1-0 kundër Skënderbeut duelin e mbijetesës.

“Kjo fitore ishte një forcë shtyse për ne, një motiv dhe në vazhdimësi besoj do të ketë akoma më shumë ngritje të ekipit,”-u shpreh Agim Ibrahimi, drejtor i Tiranës.

Drejtori i klubit të Tiranës qëndron me këmbë në tokë lidhur me objektivat pavarësisht se bardheblutë në fillim të sezonit pretendonin të ishin në 4 vendet e para, me qëllim për të luftuar në ‘final-four’.

“Për momentin ku jemi situata është për të marrë ndeshjet një nga një. Nuk është për llogari, por as për të parë kundërshtarët të cilët janë më afër apo më larg. Duhet marrë ndeshjet me rradhë dhe çdonjë prej tyre me pa si finale. Ky është objektivi ynë i radhës,”-tha ai.

Një nga problemet më të mëdha të Tiranës këtë sezon kanë qenë ndeshjet si pritëse jashtë kryeqytetit, për shkak se Arena Kombetare ka qenë e mbyllur. Në një moment kur ekipi ka udhëtuar mbi 3 mijë kilometra gjatë këtij sezoni Ibrahimi falenderon tifozët, ndërsa tregon objektivin për ndeshjen e radhës kundër Teutës.

“Janë një forcë shtysë e ekipit. Këtë e ndiejnë edhe lojtarët të gjithë. Kanë bërë ata rrugë dhe kemi bërë edhe ne rrugë. Kemi rrugëtimin e rradhës dhe besoj se deri diku ekipi e ka marrë veten dhe ekipi e di se na duhen vetëm 3 pikët. Kështu që në ndeshjen me Teutën synojmë vetëm 3 pikët,”-deklaroi ai.

Ashtu si Tirana edhe Teuta është në një gjendje kritike, pasi durrsakët renditen të parafundit dhe të shtunën duhet të reagojnë patjetër, teksa në pankinë do të debutojë trajneri Bledar Hodo.

Ne.k./Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 23:36

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?



×

Lajmi i fundit

 ‘Plumbi i artë’/ Dumani vijon dëshminë në GJKKO: Deklarime para policisë së Elbasanit? Nuk iu dhashë përgjigje të korruptuarve! Tre emrat që e vizituan në spital

‘Plumbi i artë’/ Dumani vijon dëshminë në GJKKO: Deklarime para policisë së Elbasanit? Nuk iu dhashë përgjigje të korruptuarve! Tre emrat që e vizituan në spital