Nga muaji maj ujë 24 orë për 5800 banorë të Cërrikut, Balluku inspekton punimet: Ndërtimi i ujësjellësit investim 2.8 mln euro

Një investim prej 2.8 milionë eurosh në Bashkinë e Cërrikut, synon të furnizojë me uji 5800 banorë të fshatrave Mollas, Linas, Kamunah dhe Dasar.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku teksa inspektoi punimet për ndërtimin për herë të parë të ujësjellësit në njësinë administrative Mollas në Cërrik, shpjegoi se si do të bëhet furnizimi me uji i qytetarëve.

“Ne nuk kemi burime gravitacionale dhe kemi qenë të detyruar që të hapim një rezervuar i cili do të furnizohet nga tre puse”, u shpreh Balluku.

Ministrja tha se në këtë qytet nuk ka pasur investime në ujësjellës që prej viteve 90’, prandaj kërkoi që punimet të jenë cilësore, dhe të shihet mundësia që ujësjellësi të përdorë edhe energjinë alternative.

“Ti japim zgjidhje siç i kemi dhënë në Belsh apo në Bashki të tjera duke filluar prodhimin e energjisë e cila do përdoret nga ujësjellësit me panele diellore dhe duke i bërë kështu sisteme që kanë autonomi energjetike nga pjesa tjetër e rrjetit. Duke rritur kështu eficencën energjetike që është një nga çelësat kryesorë të përdorimit sa më pak të energjisë e cila rrit kostot e ujësjellësve”, vijoi Balluku.  

Projekti për ndërtimin dhe furnizimin me uji të qytetarëve pritet të përfundoj në maj të këtij viti.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 08/02/2022 20:00

    I keni sh...... nderin e durimin ketij populli. 31 vite po me te njejtat premtime te mbijeteses. 24 ore uje??? Po ju, likja, berishopici e lyl mjekerbytha duheni rrjepur te gjalle

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë