Një i ri amerikan është plagosur rëndë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë e Teksasit. Departamenti i Sigurisë Publike i Teksasit nxori në pah një shkëmbim zjarri midis policisë dhe një të armatosuri në mes të një autostrade. 

Ernest Manuel Montelongo u ndoq me makinë nga policia amerikane për disa minuta, me të cilët shkëmbeu edhe zjarr. Ai mbeti i plagosur rëndë në gjymtyrë pasi u qëllua nga policët.