Nga nesër maska me detyrim në çdo ambient! Fico zbardh udhëzimin: Gjobat 3-5 mijë lekë, rastet kur përdoret dhe kur bën përjashtim

Duke filluar nga dita e nesërme, datë 15 Tetor, mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme për t’u mbajtur kudo në ambientet jashtë shtëpisë. 

Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico ka zbardhur udhëzimin se kur duhet të përdoret maska dhe kur bën përjashtim, udhëzim që hyn në fuqi nga nesër. Sipas Fiços maska duhet të mbulojë hundën gojën e mjekrën dhe s'duhet të preket kur vendoset.

"Maska ose barriera e fytyrës ndikon në mospërhapjen e Covid dhe spërkalave. Barriera mbrojtëse duhet të shihet si masë polotësuese dhe duhet të zbatohet seë bashku me distancën  fizike dhe higjenën e duhur. Maska duhet të mbulojë hundën gojën e mjekrën, sduhet të preket kur vendoset. Maska kirurgjikale hidhet në koshin e mbetjes. Maska tekstile duhet të lahet pas çdo përdorimi në 60 gradë celcius", tha Fico.

Fico, ka bërë të ditur se është miratuar dhe “Udhëzuesi mbi përdorimin e detyrueshëm të maskave në ambjentet jashtë shtëpisë”, që paraqet kriteret e përgjithshme, rregullat dhe përjashtimet për përdorimin e barrierave mbrojtëse (maskave) në ambjentet jashtë shtëpisë, me qëllim zvogëlimin e përhapjes së mundshme të COVID-19.

Udhëzuesi përmban parimet e përdorimit të maskës dhe gjithashtu rastet kur ajo duhet të mbahet në ambientet jashtë shtëpisë.

a.             Sa herë dilni nga shtëpia;

b.            Cdo individ mbi moshën 11 vjeç;

c.             Gjatë të gjithë ditës gjatë të gjithë veprimtarisë jashtë banesës.

d.            Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar

e.             Në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit.

f.              Edhe gjatë ecjes në rrugë

g.            Gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh

h.            Gjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra, të gjithë institucionet publike dhe jo publike, teatër, kinema, muze, biblioteka, etj

i.              Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorë

j.              Përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante

k.            Në motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtare të familjes

l.              Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19

m.          Në të gjitha institucionet fetare.

n.            Nga personat që e kanë kaluar SARS COV -2 për t’u mbrojtur nga shkatarët e tjerë infektivë respiratorë.

o.            Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme.

Vendosja e barrierës mbrojtëse (maskës) nuk mund të jetë e mundur në çdo situatë. Prandaj, ka disa raste kur ju lejohet të hiqni atë apo të modifikoni përdorimin e saj.

a.             Nëse kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, në bankë, postë, gjykatë, etj

b.            Gjatë ngrënies apo konsumimit të pijeve por në hyrje e në dalje nga baret dhe restorantet maska duhet të vendoset.

c.             Gjatë proçesit të manipulimeve dentare por në hyrje e në dalje nga klinika maska duhet të vendoset.

d.            Nga personat që mbajnë/drejtojnë lutjen/shërbesën/ceremoninë fetare

e.             Nga persona me humbje të dëgjimit dhe të folurit ose për personat gjatë kohës së komunikimit me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (trasparente).

f.              Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve ose marketeve përkatëse për identifikim të moshës, përfshirë blerjen e produkteve me moshë të kufizuar, siç janë duhani dhe alkooli

g.            Nga punëtorët që punojnë në ambjente të jashtme, gjatë procesit të punës kur sigurohet distance fizike jo më pak se 1.5m.

h.             Nga të ftuarit në emisonet televizive me kusht që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra.

Udhëzuesi i miratuar përcakton qartë rastet përjashtimore të përdorimit të barrierës mbrojtjesë (maskës).

a.             Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

b.            Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës.

c.             Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive.

d.            Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë.

e.             Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të

f.              Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqe ose në det.

g.            Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes.

Në fund të deklaratës së saj Fico tha mos zbatimi i kësaj mase do të ketë penalitete sipas Aktit Normativ me 3 mijë lekë për shkelësit për herë të parë, dhe 5 mijë lekë për shkelje të përsëritur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:13
Del udhëzimi për rastet se kur mbahen dhe jo maska në publik

Del udhëzimi  për rastet se kur mbahen dhe jo maska në publik. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • skaran: 14/10/2020 17:05

    Per ata qe dalin ne TV eshte ok distanca 1.5 me ne ambjet ne mbyllur, Per ata qe jane ne rruge me 10 apo me shume metra distance me maske .... Rregulla injorantesh...

    Përgjigju
  • kape: 14/10/2020 16:20

    Sipas aktit normativ nr3 dt.15/03/2020 thote qe bazohet ky udhezim. Po a e ka lexuar vete kjo qe po flet? Akti thote qe gjoba eshte 2000 lek dhe jo nga 3000 deri 5000 lek. Akti normativ qe bazohet ky udhezim eshte vetem per ambjentet e mbyllura dhe jo te hapura. Gallate me policet neser. Neser kerkojini policit kur te ndaloje,se cfare thote akti normativ nr 3 dt 15/03/2020.

    Përgjigju
  • Qytetari: 14/10/2020 16:19

    Prej nga doli kjo rregullore apo eshte hapur ndonje tender per blerjen e maskave. Mbajtja e maskes per nje kohe te gjate sjell ma shume probleme sesa te mbron. Cohuni popull e siguroni nje peticion me mijera firma se kesaj i thojne grabitje me gjoba absurde.

    Përgjigju
    • Beni: 14/10/2020 17:44

      Ik o raku ik.da dole dhe ekspert

  • Loni: 14/10/2020 12:40

    Jeni nje tufe idiotesh me plot kuptimin e fjales ju qe keni vendosur keto rregull te mbajtjes se maskes. Kesaj I thojne gjej nga rruga edhe bej projektligje edhe keshilla mbi kete popull. Po si ne pishine liqen me make do lahen njerezit!? Pse e la feria sa te agravoheshe situata ai plehra kryeminister ti vinte rregullat strikte Apo ishin pushimet edhe skishin kohe. Nje kaus ekonomik I rradhes ai me klasen politike po krijojne me kete popull injorant. Si ka mundesi viti elektoral duhen vendosur maskat edhe gjoba te konsiderueshme. Our do zgjohesh on shoqeri e paster civile te bej edhe un pjese edhe te dalim per te drejtat tona e Jo per felliqesira si lulusha salusha ilirusha monusha e ediramusha. Our edhe sa do presim te behet ky komb!? Edhe sa duhet te ndergjegjesohet ky popull qe e Kan perdhunuar nga te gjitha drejtimet!? Skandli I rradhes vazhdon...

    Përgjigju
    • Biku: 14/10/2020 17:45

      Futi nje teke hash o Loni se ndoshta te kalon gjith ky inat

    • Loni: 14/10/2020 17:32

      Asnje nuk di asgje per kete virus edhe na bejne edhe keto me Masa strikte. Opo sme plas per politiken le te komentojne ca te zgjebosur militante politike. Un jam shtresa gri e kesaj shoqerie civile edhe persa I perket komenteve komentoj ate cka duhet Jo ajo qe na pelqen te degjojme. Doli pipero me krenari te madhe nuk merret nga leket Apo kontakti. Hahahahha qeshja sepse asnje nuk dinte asgje edhe ketu dilnin me konkluzione egzakte. Studimi I fundit I dates 11/10/2020 per ato qe sjan informuar virusi ne kushte laboratorike ne gjendje neutrale jeton plot 28 dite te plota ne :(ambjente ,leke ,qese ambalazhi etj etj) edhe per ato te informuarit e kesaj shoqerie qe na bejne si te ditur le te informohen tek bbc news .uk . I nxjerre nga bbc news e jo pipero me shoke. Keshtu qe persa I perket temes se u zgjata se skam as nerva me u marre me njerez te lodhur si me e ven e si mos me e ven ai qe do iki nga kjo bote do iki Jo Masa te marrin por te inkubohen. Ai qe e ka nxjerr kete virus ne qarkullim e ka nxjerre per nje qellim do mbijetojne me te forgot. Kaq. Ju pershendes te dashur lexues. Perqafime me mall.

    • Loni: 14/10/2020 17:24

      Ogoni prej betoni me I were ska ku te shkoj o bosi komenteve. O shoqja Apo shoku per lonin e kuptove thelbin se un e kuptova por a ka idiot ne bote qe lahet me masks!? Nese faji im we duhet te afishoj me like me presje per njerez qe se kuptojne idiotsine e ketij akti normativ. Lexoj ti mir on shoqe Apo shok. Se un I permbahem komentit.

    • goni: 14/10/2020 14:44

      Loni qetesohu

    • Per lonin: 14/10/2020 13:21

      Shoku Loni lexoje mire se rastet si psh: pishina apo aktiviteti sportiv etj perjashtohet mbajtja e maskes

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja