Nga nesër portet italiane ndalojnë futjen e anijeve ruse, edhe për ato që kanë ndryshuar flamur pas 24 shkurtit

Nga nesër portet italiane ndalojnë futjen e anijeve ruse, edhe për ato që kanë ndryshuar flamur pas 24 shkurtit

Nga nesër portet italiane do të jenë të bllokuara për anijet ruse dhe ndalimi do të zbatohet edhe për varkat që kanë ndryshuar flamur pas datës 24 shkurt. Masa përmbahet në një qarkore të Komandës së Përgjithshme të Autoriteteve Portuale, e cila transpozon direktivën e Bashkimit Evropian të datës 8 prill, me të cilën u vendosën sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë.

Anijet që ndodhen aktualisht në portet italiane, thuhet në qarkore, do të duhet të largohen nga ato menjëherë pas “përfundimit të aktiviteteve të tyre tregtare”.

 “Kjo masë – shton qarkorja – vlen edhe për anijet që kanë ndryshuar flamurin e tyre, nga rus në çdo kombësi tjetër, pas datës 24 shkurt 2022”. Së fundmi, dokumenti i Autoriteteve Portuale na kujton se ndalimi – siç parashikohet nga rregullorja e BE-së – nuk vlen për anijet që kanë nevojë për ndihmë apo strehim, që kërkojnë hyrje në porte për arsye sigurie detare ose që kanë shpëtuar jetë në det.

 


Lajmi kryesor:

Rusia: Mariupol u pastrua nga trupat e Kievit, rrëzuam një avion me armë që vinte nga perëndimi! Zelensky: Nëse vriten ushtarët, negociatat marrin fund! Moska shpall ‘non grata’ Johnson


  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin