Nga nesër rënie pritet e ndjeshme temperaturash, meteorologia: Në zonat malore deri në -5 gradë

Rënia e menjëhershme e temperaturave është shoqëruar me reshje dëbore në juglindje dhe në veri të vendit.

Në një interviste për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv meteorologia Anira Gjonit tha se kjo javë do të ndikohet nga mot me temperatura të ulëta që do të arrijnë vlera deri në -5 në zonat malore.

‘Ulja e temperaturave gjatë ditës së nesërme. Për gjatë ditës së sotëm do të vazhdojnë reshjet, por nesër kemi ndërprerje për të rikthyer të enjte me një intensitet më të ulët. Karakteristike për këtë javë do të jenë temperaturat e ulëta, dhe temperaturat minimale do të shënojnë në -5 gradë në zona malore.’- tha Gjoni.

Sipas meteorologes, temperaturat e ulëta do të vijojnë deri në datën 15 janar e më pas do të ketë një rritje graduale.

‘E njëjta tablo do ta na shoqërojë deri ën gjithë javën deri në datën 15 dhe do të kemi një rritje graduale të temperaturave.’- tha Gjoni.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë