Nga Nixon te Klinton, kështu funksionon impeachment-i (fajësimi)

Nga Nixon te Klinton, kështu funksionon impeachment-i (fajësimi)

Ndërsa Kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, njoftoi fillimin zyrtar të hetimeve nëse Presidenti Trump pati kërkuar ndihmën e një qeverie të huaj për të njollosur një kundërshtar politik dhe për ta ndihmuar në rizgjedhjen e tij vitin e ardhshëm, mundësia e impeachment është e hapur. 

Po çfarë thotë historia amerikane për Impeachment-in? Cila është rruga që ndiqet deri në shkarkimin e Presidentit? A ka patur raste të tillë në të kaluarën?

Rruga për impeachment (fajësim) është e gjatë dhe e mbushur me pengesa.

Donald Trump dhe demokratët në Kongres e dinë mirë këtë, dhe po përgatiten për një betejë që, vetëm për ta bërë klimën më të zjarrtë, përkon me fazën përfundimtare të fushatës zgjedhore presidenciale të vitit 2020.

Aksionet janë të larta për të gjithë dhe askush as presidenti dhe as demokratët nuk mund ta dinë se si do të përfundojë.

Trump është presidenti i tretë që është i përfshirë në një hetim zyrtar të impeachment, pas Andrew Johnson dhe Bill Klinton.

Kur fillohet hetimi për Impeachment

Kur ka fakte që përbëjnë sjellje jashtëzakonisht jo serioze nga ana e presidentit, siç është tradhti e lartë, sulmi ndaj Kushtetutës ose krime të tjera siç janë abuzimi i pushtetit, korrupsioni dhe shkelja e sigurisë kombëtare. Kjo e fundit është një nga pikat në lidhje me Trump dhe përmbajtja e telefonatës famëkeqe me presidentin ukrainas Voldymyr Zelensky.

‘Ndeshja’ e parë në Dhomën e Përfaqësuesve

Rruga drejt një aktakuze të mundshme për presidentin fillon këtu, ku shumica aktualisht janë Demokratët.

Deputetët e të paktën gjashtë komisioneve parlamentare do të kryejnë hetimet.

Në fund të kësaj faze të parë, rezultatet do të shkojnë në komisionin e drejtësisë i cili do të duhet të vendosë nëse akuzat janë të mjaftueshme apo jo për fajësim.

Gjyqi para Senatit

Kjo ndodh nëse Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar për fajësim. Gjithçka do të ndodhë nën mbikëqyrjen e kryetarit të Gjykatës Supreme.

Votimi përfundimtar i Senatit (aktualisht në duart e republikanëve, por me një avantazh minimal ndaj demokratëve) do të jetë me shumicën e dy të tretave.

Nëse votohet për fajësim Presidenti do të duhet të largohet nga detyra.

Vetëm dy presidentë në historinë e SHBA-së i janë nënshtruar një hetimi zyrtar të impeachment. Të dy u liruan: Republikan Andrew Johnson (1868), i cili u shpëtua me një votë të vetme nga akuza e abuzimit të pushtetit për caktimin e Sekretarit të Luftës pa u konsultuar me Senatin, dhe Demokratin Bill Klinton (1998), sepse kishte gënjyer për marrëdhëniet e tij me praktikanten e Shtëpisë së Bardhë, Monica Lewinsky, dhe për pengimin e drejtësisë duke bërë presion mbi disa bashkëpunëtorë.

Richard Nixon dha dorëheqjen në vitin '74, duke shmangur një impeachment të sigurt për pengimin e drejtësisë në Watergate.

Përpjekjet e ndryshme për të fajësuar George W. Bush për luftën në Irak kanë dështuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI