DURRËS- Në aksin Durrës-Elbasan do të ketë pengesa në qarkullim për shkak të një transportimi të një mjeti të rëndë.

Policia bën me dije se duhet të shmanget qarkullimi në aksin Porti Durrës-Plazh-Plepa-Rrogozhinë-Elbasan. Report Tv nga pamjet e siguruara mëson se aksi do bllokohet nga transportimi i një vinçi.

Nga ora 22:00 në aksin Durrës-Elbasan do kryhet transporti i një mjeti jashtë normave.

Mjetet e tonazhit të rëndë të eliminojnë qarkullimin në aksin Durrës-Elbasan nga ora 22:00.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:30
Aksi Durrës-Elbasan do ketë pengesa në qarkullim, Report Tv siguron pamje të mjetit që do lëvizë në rrugë nga ora 22:00 (VIDEO)

 

Report TV ka siguruar pamje të mjetit që do të transportohet në rrugën Durrës-Elbasan duke nisur nga ora 22:00 dhe që pritet të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit për shkak të madhësisë.