DURRËS - Në fakt kjo nuk është hera e parë që porti i Durrësit është bërë një derë e hapur për mishin kontrabandë.

Edhe rreth katër vjet më parë, kjo pikë e kalimit doganor, u bë objekt i medias, pikërisht për faktin se kishte lejuar që të kalonin në mënyrë ilegale mijëra ton mish që vinin nga vende që nuk janë të certifikuara nga BE dhe rrjedhimisht mund të dyshohet se produkti që futet mund të jetë një produkt i kontaminuar duke vënë në rrezik serioz shëndetin e popullatës.

Ndërkohë që prej disa vitesh, është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ai që duhet të monitorojë produktet ushqimore të importuara që futen në vendin tonë, dhe kur nuk janë konform rregullave, duhet ti ndalojë ato.