VLORË- Tomorr Termkolli 31-vjeç, dhe Endrit Kastrati, 25-vjeç, të dy banues në Prishtinë, janë arrestuar nga policia e Vlorës, pasi janë kapur me lënë të ndryshme narkotike.
Në kuadër të operacionit "Room 3", në automjetin tip "Toyota" me të cilin qarkullonin dy të rinjtë dhe gjatë kontrollit të dhomës në të cilën ishin akomoduar, në Dhërmi, u gjetën dhe u sekuestruan lënëdë të ndryshme narkotike.
Konkretisht janë sekuestruar 87 doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, 522 tableta të dyshuara ecstasy, rreth 80 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 19 doza me kërpudha haluçinogjene, lëndë narkotike e dyshuar kanabis në formë çokollate dhe në formë boçeje, 2 aparate celulare, një peshore elektronike dhe një sasi parash (eurosh dhe lekë) e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta dy shtetas u shisnin lëndë narkotike personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike, në zonën e Dhërmiut, kryesisht në lokalet e natës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të marrë fund kaosi në kuvend?
-
Po
92.1%
-
Jo
6.1%
-
Nuk e di
1.8%
Vota total: 12349
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Vlonjati ‘sfidon’ temperaturat e ulëta, not në muajin dhjetor
9 Dhjetor, 15:53
-
Gjallesat në Sazan-Karaburun në rrezik nga turistët! Agjencitë turistike shkelin kodin e sjelljes, ndotin plazhet
8 Dhjetor, 16:21
-
VIDEO/Kishte fshehur armë e municion luftarak në magazinë, arrestohet 61-vjeçari në Vlorë
8 Dhjetor, 09:51
-
D-Marin vjen në Shqipëri, rrjeti gjigant i menaxhimit të marinave marrëveshje bashkëpunimi me Vlora Marina
7 Dhjetor, 17:53
-
Tjetër aksident në rrugën Sarandë-Delvinë, mjeti del nga rruga dhe përmbyset
7 Dhjetor, 07:32
-
Vendimet e qeverisë/ Mbyllet kolegji universitar 'Pavarësia' në Vlorë
6 Dhjetor, 21:58
-
Skuadra turke e ndërtimit të anijeve turistike në Vlorë, inxhinieri: Pagesat janë të mira, fitoj më shumë se në Turqi
6 Dhjetor, 15:40
-
VIDEO/ Në kërkim për kundërshtim të policisë, arrestohet 33 vjeçari në Vlorë (EMRI)
6 Dhjetor, 14:08
-
Aksident në rrugën Sarandë-Delvinë, automjeti del nga rruga dhe përmbyset! Plagoset drejtuesi 23 vjeçar
5 Dhjetor, 10:33
-
Komiteti i Bernës apel Shqipërisë për aeroportin e Vlorës: Të pezullohet ndërtimi në zonën e mbrojtur
4 Dhjetor, 19:58
-
Vlorë/ Ishte shpallur në kërkim për pengmarrje dhe plagosje, arrestohet 40-vjeçari
3 Dhjetor, 09:54
-
Vlorë, rruga merr emrin e Dëshmorit të Atdheut Elham Elezaj! Oficeri i RENEA-s ra në krye të detyrës në moshën 29 vjeçare
1 Dhjetor, 16:15