Çdo javë harta jonë astrologjike na sjell sfida të reja, surpriza dhe disa zhgënjime të vogla. Nga dashuria te karriera e deri te jeta personale, universi ka planet e veta për ata që e gjejnë veten në qendër të energjisë “të pafat”.

Prandaj, përgatituni për disa sfida gjatë kësaj jave. Sipads astrologëve këto janë tre shenjat më të pafata të zodiakut të javës.

Demi
Dem, këtë javë bota përreth jush po ju bën thirrje të bëni një hap prapa dhe të përqendroheni te vetja. Pavarësisht energjisë së mirë për miqësi dhe lidhje shoqërore, universi po ju nxit të merrni kohë për të pushuar dhe për t’u riorganizuar.

Ndërsa është joshëse të dilni dhe të takoni njerëz të rinj ose të ndiqni dashurinë, fati juaj këtë javë është më “introspektiv”, që do të thotë se gjasat që të ndodhë një rrëmujë e vogël në jetën tuaj personale janë të larta. Gjëja më e mirë që mund të bëni është t’i përkushtoheni vetes, të relaksoheni dhe të rimbushni bateritë tuaja për javët më të ndritshme që vijnë.

Bricjapi

Bricjap, kjo javë ju gjen rehat, ose të ankoruar në shtëpi. Mundësitë për dalje, jetë shoqërore dhe kontakte shoqërore mund të duken të largëta, ndërsa përqendrimi në familje ose kujdesi për shtëpinë merr gjithë vëmendjen.

Nëse keni pasur plane për të bërë hapa të mëdhenj në karrierën tuaj ose për të dalë për argëtim, fati juaj mund t’ju zhgënjejë përkohësisht. Megjithatë, përkushtimi ndaj aktiviteteve krijuese ose personale në shtëpi do t’ju ndihmojë të dilni më të fortë nga kjo javë e pafat.

Binjakët

Kjo javë nuk është më e mira për Binjakët. Astrologjia paralajmëron se përpjekjet e përgatitura dobët mund të përfundojnë në zhgënjim ose në një ndjenjë dështimi. Jeta shoqërore dhe karriera mund të marrin kthesa të papritura, ndërsa marrëdhëniet personale mund të testohen nga konfuzione ose keqkuptime të vogla. Çelësi për t’i shpëtuar ndikimit negativ është të qëndroni të qetë, të organizoheni dhe të mos merrni vendime impulsive.