Në qershor, asnjë familje, nuk do të faturohet më afrofe. Kompania e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të pajisë me matësa 35 mijë konsumatorët, të cilëve iu mungon sahati dhe po ashtu do të zëvendësohen edhe të gjithë matësit e dëmtuar.
Në 2015-ën, OSHEE bleu 59 mijë matësa dhe ka nisur procedurat e prokurimit për të blerë dhe 35 mijë të tjerë.
Enti Rregullator i Energjisë i ka vënë dy herë afat kompanisë së shpërndarjes që të mos faturojë afrofe, por ky vendim nuk është zbatuar.
Sipas OSHEE-së, problem është edhe dëmtimi vetë i matësit nga klientët e saj.
Deri tani kompania ka bërë 400 kallëzime në Prokurori.
/Shqiptarja.com