Me këtë rezultat, nëse i referohemi renditjes në lista, disa emra të njohur të PD-së mbeten jashtë Kuvendit.
Që në oret para të paradites rezultati eci para për shumë të tjere, por mbeti në vend numëro për emra të tillë si Arben Ristani, që është numri dy i PD-së, Agron Duka, Zogaj, Nard Ndoka, gert Bogdani etj.
Konkretisht Preç Zogaj, i renditur i katërti në listën e PD-së për qarkun e Lezhës rrezikon që të mos marrë mandatin e deputetit. Në këtë qark PD aktualisht ka siguruar tre mandate.
Gjithashtu një nga emrat e rëndësishëm të së djathtës që rrezikon të mos marrë mandatin është edhe Agron Duka i PAA-së, i renditur i pesti në listën e Partisë Demokratike në Durrës e cila në këtë qark deri tani ka arritur të marrë katër mandate.
Ndërkohë në Shkodër numërimi i derimëtanishëm i kutive të votimit shuan shpresat për Nard Ndokën e PDK-së, i renditur i pesti në listën e PD-së, pasi kjo forcë politike ka siguruar katër mandate kur kanë mbetur edhe disa kuti të panumëruara.
Emrat që mund mbeten jashtë
Astrit Veliaj
Edmond Isaku
Agron Duka
Luciano Boçi
Olsi Çukaj
Roland Bejko
Andrea Mano
Alban Zeneli
Prec Zogaj
Nard Ndoka
Gert Bogdani
Arben Ristani
(d.b/Shqiptarja.com)
