Në seancën e sotme plenare Kuvendi ka miratuar emërimin e deputetëve të opozitës së re në komisionet parlamentare për të zënë kështu vendet e atyre të PD-së dhe LSI-së që u larguan duke djegur mandatet.
Shpërndarja e deputetëve të rinj në Komisionet parlamentare
Artur Roshi emërohet anëtar te Komisioni i Ekonomisë
Edmond Stojku emërohet anëtar te Komisioni i Çështjeve Sociale
Selami Jenisheri emërohet anëtar te Komisioni i Edukimit
Krenar Rryci emërohet anëtar te Komisioni i Ekonomisë
Ervis Meço emërohet anëtar te Komisioni i Çështjeve Sociale
Edlira Hyseni emërohet anëtare te n/komisioni i Çështjeve Sociale
Ediola Braho emërohet anëtare te n/komisioni për Diasporën