Pas suksesit të edicionit të parë, që solli eksperiencën mahnitëse të Valsit Vjenez, muzikës së mrekullueshme dhe performancat e shkëlqyera artistike, është zhvilluar mbrëmjen e djeshme edicioni i dytë i Ballos Vjeneze. Njerëz të biznesit, politikës, artit dhe kulturës u bënë bashkë në një mbrëmje, ku eleganca dhe sharmi ishte kryefjalë e saj.

Të zhveshur nga rolet dhe detyrat e përditshme, emra të njohur të ekranit në të gjitha fushat, parakaluan plot hijeshi në tapetin e kuq.

Më poshtë, po ju sjellim një galeri fotosh, se si ishin veshur personazhet e njohur në Ballon Vjeneze.