Gjatë kontrollit masiv të territorit, në fshatin Garunjë në Peqin janë gjendur 381 rrënjë kanabis , të cila u asgjësuan me anë të djegies. Në prangat e policisë kanë rënë 3 persona,2 prej tyre, vëllezërit nga Sauku, 36-vjeçari Njazi Sina dhe 45-vjeçari Gentian Sina, është arrestuar gjithashtu dhe 47-vjeçari Myslim Sina banues në Rrogozhinë.

Gjatë kontrollit në banesën e 2 vëllezërve, u gjetën gjetur dhe u sekuestruan 2 armë gjahu, një sasi municioni luftarak, 1 palë dylbi, 2 radio marrëse-dhënëse, 1 thikë, 1 automjet, dhe 3 aparate celuare.

Gjithashtu është vënë nën hetim dhe kryetar i fshatit Garunjë e Madhe, 47-vjeçari Halit Metalla, i cili akuzohet për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Gjatë kontrollit masiv të territorit, në fshatin Garunjë, Peqin, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar narkotikë canabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies. Nga veprimet hetimore dyshohet se 3 shtetasit e arrestuar janë autorët e kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.