Nga se shkaktohet paraliza e gjumit dhe çfarë ndodh gjatë saj

Nga se shkaktohet paraliza e gjumit dhe çfarë ndodh gjatë saj

Foto ilustruese

Paraliza e gjumit është një gjendje kur nuk mund të lëvizni ose të flisni ndërsa zgjoheni ose po bini në gjumë.

Mund të jetë e frikshme, por është e padëmshme dhe shumica e njerëzve mund ta përjetojnë vetëm një ose dy herë në jetën e tyre, sipas Shërbimit britanik Shëndetësor Kombëtar.

Çfarë ndodh gjatë paralizës së gjumit?

Gjatë këtij episodi ju mund të ndjeni se jeni zgjuar por nuk mund të lëvizni, flisni apo të hapni sytë;

Mund t’ju duket se dikush është në dhomën tuaj;

Sikur diçka po ju shtyn poshtë;

Këto ndjenja sipas shërbimit britanik mund të zgjasin për disa minuta.

Cilat janë shkaqet e paralizës së gjumit?

Paraliza e gjumit ndodh kur nuk mund të lëvizni muskujt ndërsa zgjoheni ose jeni duke fjetur. Kjo është për shkak se ju jeni në gjendje gjumi, por truri juaj është aktiv.

Nuk është e qartë pse mund të ndodhë paraliza e gjumit, por ajo është e lidhur me pagjumësinë, nga modelet e ndërprera të gjumit [për shkak të punës me orare të ndryshme], narkolepsisë, nga çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD) nga çrregullim i ankthit të përgjithësuar, nga çrregullim i panikut ose edhe mund të rrjedhë nga një histori familjare e paralizës së gjumit.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Florim Gashi: 20/09/2024 04:36

    Mu me ka ndodh deri tash besoj 3 ose 4 her ama me tvertet osht shumm e mundishme osht diqka qe nuk pershkruhet sdi sdi ndjenj ma tkeqe sdi qe egziston po mu me ndodh kur flej ne shpin ose ne bark ncilen do pozit prej ktyne dyjave me mzan gjumi sigurt me ndodh ky paniku tmerr ????‍????????‍????

    Përgjigju
  • teo: 13/06/2024 23:16

    E kam une kete, paralizen e gjumit dhe eshte nje terror i vertet. Madje sa e pashe kete artikull qe keni shkruar, sa e lexova mu shkuan te dritdhura ne trup. Eshte nje makth qe duket sikur nuk ka fund, zakonisht me aq sa kam vene re une, me eshte shfaqur kur kam pasur mendime per te lenduar veten dhe ne situata kur jam ndjere i pashprese. Kishdo qe e kalon, nuk jeni vetem, ju ndjej se sa eshte e veshtire kjo terror i nates.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë