Dom Vinçenc Pali shërben në fshatrat e Vaut të Dejës pas një kontributi të vyer në Kosovë, në vitet e vështira të Luftës, ku veç fjalës së Zotit, ndihmoi me strehim për të dëbuarit, me ushqim të uriturit dhe me barna të sëmurët. Në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, sjell ndërmend momentet e vështira sidomos plaçkitjen e kishave dhe përballjen me presionet e paramilitarëve serb.
“Për Kosovën kanë qenë vite të vështira. Vuajtjen më të madhe e kemi pas për të shpërndarë barnat sepse ishte e ndaluar dhe rrezikoje burgun”, tha ai.
Pas përmbushjes së misionit për rindërtimin e qindra shtëpive pas luftës në Kosovë, Dom Vincens Pali zgjodhi të shërbejë në veri të vendit dhe sot është famullitar në Pistull, Paçram, Vig, Mnelë e Spathar, pjesë e Dioqezës së Sapës.
Veç meshtar ai është dhe një humanist i rrallë. Dom Vinku siç e thërrasin banorët e zonës ka krijuar një klimë të qetë e vllazërore.
“Është prift shumë i mirë, do Zoti e ka jetën e gjatë! Ka prish gjumin e natës për të dërguar të sëmurët në spital. Ka ndihmuar me ushqime familjet e varfra. Ka sheshuar konfliktet mes njerëzve këtu në fshat”, thanë banorët.
Dom Vinçens Pali ndihmon çdo familje, me të sëmurë dhe të moshuar, ndërsa shprehet se keqardhjen më të madhe e ka për largimin masiv të të rinjve.
“Në Shipëri do ishte mirë të rrinte rinia. Se fëmija e rinia gjallëron shtëpinë e shtetin. Mesazhi im është që të besojmë në Zot e të falim mirësi”, tha Dom Vinçenc Pali.
Prifti katolik shërben në një ndër zonat më të persekutuara nga regjimi i egër diktatorial, por banorët nuk e humbën besimin në Zot dhe disa prej kishave u rindërtuan. Dom Vinçens Pali i gjendet pranë komunitetit, që sot plagën më të madhe ka shpopullimin dhe braktisjen e të moshuarve.
S.B/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73%
-
Pak
20.3%
-
Nuk kam mendim
6.7%
Vota total: 585
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe Hashim Thaçin, por i kishte zbuluar
26 Mars, 19:43
-
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Gjykata Supreme rrëzon ankimimin e Vetëvendosjes për votimin me postë, i hap rrugë çertifikimit të rezultateve nga KQZ-ja
26 Mars, 17:38
-
Kurti bie pre e 'kurthit' të dy komedianëve rusë, mendoi se po flet me presidentin letonez: Grenell është homoseksual! Qeveria e Kosovës: Incident fatkeq (VIDEO)
26 Mars, 16:33
-
Ministria e Jashtme e Kosovës: Vizitën e ministrit serb Llonçar e ndaluam për shkak të refuzimit të vajtjes së Çekut në Preshevë
26 Mars, 15:51
-
4 vite pa asnjë njohje, Kenia shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës! Osmani: Hap i madh diplomatik! Begaj: Vendim i shumëpritur
26 Mars, 14:38
-
Kosovë, nisin hetimet për procesin e votimit me postë
26 Mars, 13:01
-
'1 miliard euro për ushtrinë!' Zotimi i Kurtit për mandatin e ri! Kërkon veprime të menjëhershme pasi Kosova u trondit nga 4 vrasjeve brenda 3 ditëve
26 Mars, 10:23
-
Kosovë/ Si u vra nga ish-pronari gruaja në Vushtri, i biri mes lotëve: S'mund ta besoj!
26 Mars, 08:31
-
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një i vdekur dhe një i plagosur! Në kërkim autori
26 Mars, 08:04
-
Serbia kundër, Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët
26 Mars, 07:46
-
Negociatat e amerikanëve në Riad me rusët e ukrainasit, Meçollari në Report Tv: S’ka paqe të qëndrueshme në Ukrainë pa çlirimin e territoreve
25 Mars, 19:51
-
Presidenti serb takim me të dërguarin e BE për dialogun: Asociacioni, kusht për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën
25 Mars, 12:56