Pesë aksidente janë raportuar brenda 2 orësh në të gjithë vendin. Në Fier makina përplasi një këmbësor të moshuar i cili ndërroi jetë. Ndërkohë në Maliq 58 vjeçari që u aksidentua edhe ai nga makina ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në Shkodër një makinë me targa italiane ku udhëtonte një familje shqiptarësh që kishin ardhur me pushime u përplas me një makinë tjetër. 4 persona mes tyre dy fëmijë u lënduan. Ndërkohë në Sarandë motori ku udhëtonin dy turistë 60 vjeçarë u rrëzua afër tunelit në Kardhiq – Delvinë.
Ku ndodhën aksidentet?
Aksidenti në Fier
Rreth orës 22:00, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", në fshatin Buzëmadh, automjeti tip "Opel" që drejtohej nga shtetasi O. P., ka aksidentuar shtetasin Nazer Mehmetaj, 84 vjeç (këmbësor), i cili ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Në Maliq
Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën në afërsi të fshatit Ciflik. Mjeti tip Porshe që po udhëtonte drejt Korçës u përlas me një makinë që po shkonte në drejtim të Pogradecit. Raportohet për dëme materiale ndërsa fatmirësisht dy shoferët kanë pësuar dëmtime të lehta.
Ndërkohë në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në afërsi të fshatit Leminot, Maliq, automjeti tip furgon me drejtues shtetasin A. T., ka përplasur këmbësorin Thoma Kolvani, rreth 58 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Në Shkodër
Në aksin Shkodër – Kryebushat, në vendin e quajtur Melgushë. Dy automejte u përfshinë në aksident. Si pasojë një mjet tip Audi me targa shqiptare në të cilën po udhëtonin 2 persona u përplas me një mur betony, ndërsa makina tip Opel me targa italiane në të cilën ndodhej një familje emigrantës doli nga rruga duke përfunduar poshtë rrugës nacionale.
Nga të dhënat paraprake mësohet se në spitalin rajonal të Shkodrës janë dërguar 2 personat që ndodheshin në mjetin tip Audi, si dhe dy fëmijë të mitur. Mjekët thanë se të gjithë personat e mbërritur në spital janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa fëmijët kanë pësuar vetëm tronditje.
Në Sarandë
Dy turistë, mes tyre një shtetas austriak dhe një gjerman u plagosën pasi motoçikleta me të cilën po udhëtonin doli nga rruga në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e e quajtur Skërficë
Aksideneti u shënua mbrëmjen e 18 gushtit. Shtetasi gjerman R. B., 69 vjeç, duke drejtuar motoçikletën, 300 metra në dalje nga tuneli për në Sarandë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motoçikletës dhe për pasojë motoçikleta ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga të motoçikletës janë dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri shtetasi austriak G. G., 60 vjeç, informoi policia e Vlorës.
Të dy shtetasit janë dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin e Sarandës.
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e 18 gushtit në Delvinë ku u plagosën dy shtetas të huaj, një austriak e një gjerman. Ngjarja ndodhi në aksin Kardhiq-Delvinë, në Skërficë. Dy shtetasit e huaj ishin duke udhëtuar me një motoçikletë.
Shtetasi gjerman R. B., 69 vjeç, duke drejtuar motoçikletën, 300 metra në dalje nga tuneli për në Sarandë, ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Nga përplasja janë dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri shtetasi austriak G. G., 60 vjeç, informoi policia e Vlorës.
Të dy shtetasit janë dërguar për ndihmë mjekësorë në Spitalin e Sarandës.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakun e aksidentit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", në fshatin Buzëmadh, ku ka ndërruar jetë një këmbësor.
Mësohet se automjeti tip "Opel" që drejtohej nga shoferi me iniciale O. P., ka përplasur një 84 vjeçar i cili po kalonte rrugën. Fatkeqësisht i moshuari nuk mundi t’u shpëtojë plagëve të marra dhe vdiq në vend.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e shkakut të aksidentit.