Nga Shkodra në Tiranë me armën në çantë, arrestohet i riu te Komuna e Parisit! Sa pa policinë tentoi të largohej me taksi

Nga Shkodra në Tiranë me armën në çantë, arrestohet i riu te Komuna e Parisit! Sa pa policinë tentoi të largohej me taksi

Foto ilustruese

Një 20-vjeçar banues në Dobraç të Shkodrës është arrestuar nga policia e Tiranës ditën e sotme pasi është kapur me armë zjarri me vete. S.T është arrestuar nga policia në zonën e Komunës së Parisit.

Në momentin që ka pikasur efektivët se po e ndiqnin, 20-vjeçari, ka tentuar që të largohet me një taksi.

Pasi është ndaluar, gjatë kontrollit të një çante lëkure që 20-vjeçari kishte me vete, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.  

20-vjeçari u arrestua për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale