Nga shkolla e re në Fushë Krujë, Kushi: Tekste falas për 280 mijë nxënës, 3 klasat e para do i kenë 1 perdorimshe, Rama: Kjo praktikohet edhe në Francë e Suedi

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm, i shoqëruar nga Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe Ministria e Arsimit Evis Kushi, ka vizituar shkollën 9-vjeçare “Gjon Luka” në Luz të Fush Krujës.

Brenda ambienteve të shkollës së re, e cila do të presë 160 nxënës në shtator ministria Kushi foli lidhur me kushtet, kurrikulën, trajnimet e specializuara të mësuesve dhe risitë për këtë vit.

 “Këtë vit risi do te jetë edhe gjuha angleze që në klasën e parë, programet janë përgatitur, kurrikulat edhe mësuesit janë trajnuar”, tha ministrja e arsimit.

Ajo gjatë fjalës së saj theksoi se janë afërsisht 280mijë nxënës që përfitojnë tekste shkollore falas, mes të cilëve këtë vit do të shtohen edhe ata të klasës 8-të dhe 9-të.  

 “Ndërkohë tekste falas do të përfitojnë edhe klasat e 8-ta dhe të 9-ta. 280 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë që do të përfitojnë tekste falas.”, shtoi ajo.

Kushi tha se nga klasa e parë në të tretë, librat do të përdoren një herë dhe më pas do t’i jepen brezave pasardhës.  

“Klasa e parë deri në të tretë librat do të përdoren vetëm për një vit dhe do të kalohen te brezi i ardhshëm. Kjo nuk është vetëm për të kursyer para por edhe për t’i edukuar fëmijët.”, tha ajo.

Lidhur me këtë u shpreh edhe kryeministri i cili tha se një gjë e tillë praktikohet edhe Francë e Suedi.

 “Librat që kalojnë nga dora në dorën tjetër janë dhe në Francë edhe në Suedi”, tha Rama.

Viti i ri i shkollor do të nisë më 27 shtator, vendim i cili erdhi për të zgjatur periudhën e mësimit plotësues, si pasojë e COVID-19.

J.GJ.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'