Nga Shqipëria në Itali,kapen 3.5
ton kanabis, në aksion 4 shtete

Nga Shqipëria në Itali,kapen 3.5<br />ton kanabis, në aksion 4 shtete
ITALI-Një sasi prej rreth 3.5 ton drogë është kapur nga policia italiane.

Fillimisht një skaf me 1.5 ton marijuanë i nisur nga brigjet shqiptare drejt Italisë, është kapur në Locride. Më pas një sasi prej 2 ton drogë e llojit marijuanë e cila vinte nga Shqipëria me vlerë 10 milionë euro e ndarë në pako me nga 20 kg është sekuestruar nga policia italiane në Abruzzo.
 
Itali, kapen 2 ton drogë me vlerë 10 mln euro, vinte nga Shqipëria 
Më pas një sasi prej 2 ton drogë e llojit marijuanë e cila vinte nga Shqipëria me vlerë 10 milionë euro e ndarë në pako me nga 20 kg është sekuestruar nga policia italiane në Abruzzo. 

Gjatë operacionit është sekuestruar edhe një motoskaf i braktisur në plazhin e Fossacesia. Ndërsa në pranga ka rënë një 49 vjeçar me origjinë nga Brindizi.

Ndërkohë gjatë hetimeve autoritetet italiane krahas lëndës narkotike kanë sekuestruar edhe një gomone të fuqishme me një gjatësi prej 10 metrash me dy motorë të fuqishëm e cila ishte e braktisur.
 
Gomonia dyshohet se është përdorur nga trafikantët të cilët kanë transportuar drogën e cila sipas të dhënave të mundshme vjen nga Shqipëria.
 
Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të të arrestuarit si dhe për të zbardhur më shumë detaje për trafikimin e lëndës narkotike.

[gallery]21789[/gallery]
 
Sekuestrohen 1.5 t droge me vlere 10 mln euro
Pas një ndjekje të gjatë nga policia rreth 24 orë janë vënë në pranga 7 persona, mes tyre 3 skafistë shqiptarë.
 
Nëse do të dilte në treg vlera e drogës do të arrinte rreth 10 milionë euro.
 
Mediat italiane raportojnë se skafi ishte i mbushur me drogë, dhe lundronte me shumë shpejtësi.
 
Sapo kanë pikasur mjetin dhe kanë marrë informacione, policia ka nisur aksionin në detin Jon për të ndaluar skafin që udhëtonte me shpejtësi të madhe.
 
Në këtë aksion janë përfshirë mjetet nga 4 shtete, Itali, Greqi, Spanja dhe Portugali. Mediat italiane, raportojnë se droga kishte destinacion tregun italian.
 
Pavarësisht aksionit në det të hapur, trafikantët arritën të shkarkonin kanabisin në bregun e Kalabrisë, por u kapën teksa po ngarkonin drogën në një furgon Operacioni u zhvillua natën e 6 prillit falë sinjalizimit të repartit të policisë financiare italiane të pozicionuar në bregdetin shqiptar mbi një trafikim të mundshëm të drogës drejt brigjeve të Kalabrisë.
 
Reparti i Financës italiane të Vibo Valentia natën e 6 prillit ka identifikuar gomonen me drogë ndërsa i afrohej brigjeve italiane.
 
Pas disa të shtënave paralajmëruese me armë në ajër, skafistët janë dorëzuar në afërsi të brigjeve në Veri-Perëndim të Kretës.
 
Gjatë operacionit mediat italiane shkruajnë se janë sekuestruar 1 gomone me 2 motor, arrestuar 3 skafistë dhe 4 të tjerë që organizonin trafikun në tokë dhe janë sekuestruar 1449 kg marijuanë.
 
Sasia e kapur me vlere 20 mln euro
Sipas policisë italiane droga në Abruzzo kapte vlerën e 10 milionë eurove. Së bashku me drogën që u kap në Locride vlera e kanabisit të sekuestruar në këto dy operacione shkon në 20 milionë euro.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar