Nga Shqipëria në Singapor/ Studentët amerikanë kërkojnë eksperienca të reja, historia si ia dolën në Shqipëri

Nga Shqipëria në Singapor/ Studentët amerikanë kërkojnë eksperienca të reja, historia si ia dolën në Shqipëri

Kur je në një vend të jua gjuhën e tyre nuk e flet dot dhe kur ke disa gjëra për të përmbushur, disa gjëra mund të shkojnë keq.

Por pikërisht ky është qëllimi i Universitetit të Politeknikës në Worcester. Kjo shkollë dërgon grupe studentësh  në 53 zona në 35 shtete të ndryshme dhe si qëllim kanë që të trajtojnë problemet e komuniteteve lokale që ata vizitojnë.

Është diçka e vështirë që kërkon shumë vullnet dhe që ka një sfidë kudo që e vendos këmbën. 

Një grup prej studentëve të këtij institute erdhën në Shqipëri dhe u duhej të qëndronin në zonat rurale të përmbytura në Shkodër dhe në ato të komunitetit rom dhe të mendonin për një plan që të bënin pas gjendjes që gjetën aty.

Menjëherë pasi mbërritën në zonë, studentët nxituan të fotografonin të gjithë zonën dhe dëmet e shkaktuara nga uji më pas intervistuan, por në një kohë kuptuan se plani që kishin thjeshtë nuk do të funksiononte.

Ishte shumë e komplikuar”, thotë Sarah një student e Inxhinierisë Bio-mjekësore e cila bashkë me shokët e saj të klasës qëndroi në Shkodër për shtatë javë. “Na u desh që të bënim një hap mbrapa dhe të shihnim se çfarë do të funksiononte”.

Zgjidhja e tyre: të takonin qytetarët e zonave të përmbytura dhe të shihnin konkretisht dëmet e përmbytjeve të famshme të 2010. Më pas ata biseduan me njerëzit e prekur nga përmbytjet rreth evakuimeve emergjente, si qytetarët të ruanin ujin e pijshëm dhe të mbronin gjedhin dhe të korrurat. E gjithë kjo do të arrihej me vënien në zbatim të një plani nga Qendra e Kryqin të Kuq për Emergjencat Klimatike. Versioni i tyre ishte i lehtë që jepte informacion të nevojshëm dhe që bazohej në krijimtari.

Kjo nuk është aspak një ajo që prindit presin. Sigurisht që zgjidhja është në dorën tuaj. Sigurisht, mund të humbësh disa orë me eksperimente nëpër sheshe në periferitë me rrugë me kalldrëm në El Pedro, ose të mrekullohesh me shpresat që mbahen nga Omikuji.

Por ju nuk mund të keni kohë. Studimi jashtë vendit tani - si pothuajse çdo gjë tjetër - është më i strukturuar, i shkurtër dhe përfshirës me një qëllim në mendje. Ajo është bërë një eksperiencë e kolegjit, një diplomë e lakmuar dhe një mënyrë për të provuar pavarësinë për një brez të ri.

Të dhënat statistikore nga Raporti i 2018 në lidhje me Shkëmbimet Studentore Internacionale, rreth 332.000 studentë kanë studiuar të paktën një vit jashtë vendit, 65% për tetë javë ose për muajt e verës (kjo shifër ka qenë 56% një dekadë më parë).

Disa kërkojnë rritje akademike, disa të tjerë shkojnë për aventurë, por cilado të jetë arsyeja eksperienca e huaj arrin t’i japi të rinjve një formim krejtësisht të ri dhe që nuk mund ta marrin përmes librave dh pa e prekur personalisht. Diçka e tillë i ndihmon ata që të përjetojnë eksperienca të reja duke nisur nga muzika e deri tek mënyrat e komunikimit të këtyre komuniteteve, duke i bërë ata më të aftë për sfidat që i presin.

Improvizimi që duhet të veprojë në një kulturë të ndryshme dhe të bëjë ndryshime në rrjedhën e saj  është ajo që siguron rritjen e karrierës për të cilën të gjithë flasin. Disa grupe të tjera shkuan në qytete të ndryshme si Londra apo Singapori. Ndërkohë Ekipi i Shqipërisë u mblodh kohët e fundit në një dhomë konferencash me produktin e projektit të shfaqur mbi tavolinë, vetëm disa javë përpara diplomimit.

Përvoja, figuroi dukshëm në kërkimet e tyre të punës.

"Kompanitë duan të dinë se si e kryeni punën kur jeni nën presion", tha Kylie Dickinson, e cila është diplomuar në bioinformatikë dhe biologji kompjuterike.

 Donald Dione, i cili planifikon të punojë në bioteknologji, tha se ai nga çdo intervistë pune është pyetur më së shumti rreth projektit që organizuan në shumë vende të botës dhe grupi I tij në Shqipëri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK