Nga Skënderbeu i Spiropalit deri
te respekti i Vasilit për Ramën

Nga Skënderbeu i Spiropalit deri<br />te respekti i Vasilit për Ramën<br /><br>
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ishte dje e ftuar në Komisionin e Shëndetësisë për të realizuar një dëgjesë me anëtarët e komisionit, në lidhje me strukturën e re të kësaj ministrie. Ironitë, batutat si dhe pyetjet nuk munguan në këtë seancë dëgjimore me ministren Manastirliu. Duke filluar nga ironia e kryetarit të Komisionit, Petrit Vasili, i cili iu drejtua anëtarëve të PS se nuk është si ata që i konsiderojnë të kota fjalët e kryeministrit, por ai ka respekt për të.

Vasili e pyeti Manastirliun se ç’përgjegjësi do të ketë ministria që drejton në lidhje me problematikën e barazisë gjinore, pasi kryeministri ka deklaruar se kompetencat do t’i kalojnë Ministrisë së Jashtme dhe të Drejtësisë;ajo përgjigjet se ‘ministria lider’ do të jetë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ndërkaq, deputeti demokrat, Bardh Spahia, pas ndërhyrjes së Elisa Spiropalit gjatë fjalës së tij, iu përgjigj: “Elisa, dëgjoje fjalën e opozitës, do t’ju ndihmoj që të keni një vizion tjetër përveç mureve të kalasë së Skënderbeut tuaj”. Pyetje të shumta iu drejtuan ministres Manastirliu, në lidhje me fushat e përgjegjësisë të kësaj ministrie, e cila deklaroi se struktura e re është duke u vlerësuar, dhe skema e plotë e saj do të jetë gati shumë shpejt. 

Debati me batuta dhe ironi në Komisionin e Shëndetësisë 

Vasili: Sipas referimit që ju bëni do të thotë që një strukturë aktualisht, në organizimin e Ministrisë së re të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale në shpjegimin tuaj nuk është akoma operative, po apo jo?

Manastirliu: Struktura po vlerësohet në përputhje me fushën e përgjegjësisë në mënyrë që të reflektohen të gjitha funksionet që burojnë nga kjo fushë.

Vasili: Faleminderit, përgjigja do të thotë që jo, sepse kushdo që ka një  eksperiencë minimale në drejtimin e çdo ministrie di që struktura me të cilën operon një ministër, është një strukturë e cila ka përgjegjësi dhe bashkë me të kontrollohet edhe performanca. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një seri përgjegjësish që janë të padefinuara akoma.

Dume: Kur mund ta kemi të përfunduar skemën e plotë, sa kohë ju duhet? Keni një parashikim për këtë?

Manastirliu: Sa më shpejt.. çështje jave.

Vasili: Ju u referuat veç të tjerave edhe një çështjeje që lidhet me përgjegjësitë e reja që ministria do të ketë edhe me barazinë gjinore. Një problem shumë delikat, shumë sensitiv ku edhe politika lufton që të ketë reflektime,  edhe qeveria është përpjekur të jetë një shembull i tillë në këtë drejtim. Ju parashtruat se barazia gjinore do të jetë një nga prioritetet tuaja, nuk kuptoj kjo barazi gjinore, nuk e di nëse e keni këtë informacion ka qenë një sektor i vogël, një drejtori atje në ish Ministrinë e Punës, por në radhë të prioriteteve për të marrë barazinë gjinore, ju nuk jeni ministri prioritare, jo sipas meje, sipas meje duhet të jeni por sipas kryeministrit. Kryeministri në seancë plenare ka kthyer këtë përgjigje: që barazia gjinore do të ndiqet në mënyrë prioritare nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria  e Drejtësisë dhe Ministria e Shëndetësisë. Tani ky sektor që do të ndahet në 3 ministri të mëdha dhe sipas përgjigjes së kryeministrit ju jeni një ministri periferike, ku e gjeni vendin në këtë çështje? Keni peshë, do ta merrni ju atë strukturë? Në qoftë e tillë, cila do të jetë struktura, cila është qasja juaj në lidhje me këtë?

Manastirliu: Qasja ime nuk mund të jetë individuale, sigurisht qasja ime është e lidhur me funksionet dhe fushën e përgjegjësisë  që kjo ministri mbulon. Ne do të jemi ministria lider në lidhje me çështjet e barazisë gjinore dhe çdo çështje që lidhet me të.  Padyshim që kjo ministri do të ketë fushën e përgjegjësisë kryesore.

Vasili: Ju dëgjova mirë, thatë ministria lider apo jo?

Manastirliu: Po patjetër. Dhe nga ana tjetër, më lejoni t’u sqaroj, do t’ua them unë...

Vasili: Faleminderit për përgjigjen. Jam i qartë, më mjafton vetëm ky pozicionimi. Ju e konsideroni veten ministri lider, kryeministri nuk ka një mendim të tillë, është një çështje që duhet ta zgjidhim kur ta thërrasim për pyetje.

Manastirliu: Është e përcaktuar në fushën e përgjegjësisë, miratuar nga Këshilli i Ministrave.

Vasili: Zonjë nuk i futem fare këtij diskutimi, kryeministri në sallën e parlamentit përgjigjet që janë, janë përgjegjësi publike dhe politike, nuk është e juaja kjo përgjegjësi. Kryeministri u referon në momentin e marrjes së besimit në Kuvend,një nga elementët zyrtarë, pjesë e procedurës së besimit, për ta ditur, ju nuk keni qenë kryeministre dhe nuk besoj se do të jeni ndonjëherë, por e kam fjalën kjo është pjesë e përgjegjësisë publike së referimit. Referimi i kryeministrit është i shkruar i zezë në të bardhe, ai ka prioritet një gjë, ju keni një tjetër.  Ju nuk e zgjidhni dot këtë punë, ne do t’ia kërkojmë atij, që të rimodelojë edhe vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave që të vendos ato kushtet. O u kemi thënë të vërtetën shqiptarëve në Kuvend, o është e vërteta juaj. Mes dy të vërtetave tuaja dhe të kryeministrit, unë besoj të kryeministrit jo tuajën se në nivelin e përgjegjësisë është më lart.

Manastirliu: Nëqoftëse këtu jam që të mos përgjigjem dhe ju të pyesni e të përgjigjeni vetë, vazhdoni unë nuk përgjigjem...

Vasili: Shiko, ky nuk është një truk që funksionon me mua... Nuk është përgjegjësia juaj edhe nëqoftëse flet kryeministri, është punë e tij. Mjekësia ‘one stop shop’ nuk mund të kthehet.

Spiropali: Ministrja tha shumë qartë dhe shpjegoi pozicionin e saj por dhe përgjegjësitë që ka ministria e re e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.  Në themel të kësaj qëndron vizioni ynë për të rithemeluar mbrojtjen sociale dhe lehtësimin e procedurave të shëndetësisë. Besoj se nuk ka njeri këtu që nuk e di që është një kalvar i jashtëzakonshëm i qytetarëve me sistemin e shëndetësisë, ku ministria ishte kthyer në një sallë hidromasazhi. Në lidhje me barazinë gjinore është përmendur Ministria e Drejtësisë, sepse ne jemi në një bilanc lufte përsa i përket dhunës ndaj gruas, ndaj ka nevojë për një vëmendje të veçantë nga Ministria e Drejtësisë, për të parë vendimet nga trupa gjyqësore.

Vasili: Kryeministri ka thënë Ministria e Jashtme në rend të parë... më fal e kam cituar saktë kryeministrin?

Spiropali: Rendi i përmendjes së fjalëve nuk ka të bëjë me rëndësinë e ministrive se cilat do të jenë prioritare. Ne duhet të jemi të lumtur për çështjen e barazisë gjinore që ka marrë një vëmendje të veçantë.

Spahiu: Si sekretare e komisionit, për procedurë të ndërhyj pak?

Vasili: Meqenëse jemi në kuadër të barazisë gjinore e respektoni njëri tjetrin apo jo?

Pampuri: Të mbaroj unë?

Spahiu: Padyshim, ne ku ta gjejmë që burrat të merren me barazinë gjinore. Ne u morëm nëse e ka Ministria e Shëndetësisë apo jo në përgjegjësi...

Vasili: Ku do të dalësh? Çfarë thashë unë? O pikë e zezë... se kam thënë unë moj, e ka thënë kryeministri. Meqenëse po më hedh fjalë kështu nga prapa.

Spiropali: Ishte sqaruese dhe shteruese pyetja..

Vasili: Është sqaruese dhe shteruese për ty, është për Klodin, nuk është për mua. Përgjigjen e dhënë publikisht, do ta sqaroj publikisht në Parlament. Ju doni ta trajtoni kryeministrin sikur flet kot, unë nuk e trajtoj kështu si e trajtoni. Unë kam respekt për kryeministrin, nëse ai thotë se është Ministria e Jashtme e para, unë do t’ia kërkoj cila është drejtoria, ç’do bëjë tjetër.

Spahiu: Se dolëm nga rrjedha logjike, unë kërkoj nga ju si kryetar i komisionit që të na mbështesësh ne gra dhe vajza që ta çojmë para këtë punë

Vasili: Ke shumë të drejtë. E para barazia gjinore është në favor të grave, kanë folur tre zonja dhe nuk ka folur asnjë burrë.

Spahia: Materiali ishte krejt pa substancë, përmbante thjesht premtime siç është bërë gjithmonë për çështjet me shëndetësinë. Argumentet tuaja, zonja ministre janë krejt sipërfaqësore.

Vasili: Të lutem pyetje..

Spahia: Unë nuk i ndërhyva kurrkujt. Kjo ka nevojë për një analizë.. sa qendra shëndetësore keni ndërtuar, apo qoftë edhe ristrukturuar? Keni bërë vetëm një tallje të madhe me qytetarët.
 

Spiropali: Zoti Spahia, përgjigjen e morët në 25 qershor. Po bëni propagandë elektorale.

Spahia: Elisa, dëgjoje fjalën e opozitës, do t’ju ndihmoj që të keni një vizion tjetër përveç mureve të kalasë së Skënderbeut tuaj.
 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja