ATHINE- Konflikti ndërmjet qeverisë dhe sindikatave greke duket se po arrin kulmin. Deri të mërkurën asnjë shërbim bashkiak (pastrim, ndriçim, gjendjet civile, policia bashkiake, Qendrat e Shërbimit të Qytetarëve, etj;) nuk do të funksionojnë.
Të martën e të mërkurën nuk do të funksionojnë spitalet, të martën Greqia do të përfshihet nga greva e përgjithshme e Konfederatës së Sindikatave dhe Sindikatës së nëpunësve shtetërorë. Vendoset që të mos grumbullohen plehrat, duke krijuar një situatë tejet të pakëndshme e të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve, për shkak edhe të temperaturave të larta.
Java që fillon nesër do të jetë tepër e “nxehtë”, përsa u përket grevave e manifestimeve në mbarë Greqinë. Manifestimet e protestat në fushën e pushtetit lokal dhe të shëndetësisë, do të përbëjnë buletinin e grevave në Greqi, ndërkohë që ekziston frika e dorëheqjeve të kryebashkiakëve të shumë bashkive të shtetit helen, gje që do të krijojë probleme të rënda në pushtetin lokal, i cili aktualisht nuk po funksionon.
E gjitha kjo ndodh pas paraqitjes së multi projektligjit të ministrisë së Reformimit të administratës publike e shtetërore, sipas të cilit duhet të largohen menjëherë mbi 12.500 punonjës të sektorit publik e shtetëror dhe kryesisht punonjës të bashkive, të policisë bashkiake, mësues, rojtarë të shkollave e universiteteve, por edhe personel mjekësor nëpër spitalet shtetërore.
Grevat duket se do të jenë fytyra e Greqisë së “paralizuar” deri ditën e mërkurë kur do të votohet nen për nen multi projektligji i ministrisë së Ekonomisë dhe Reformimit të administratës publike.
Sindikata e pastruesve dhe mirëmbajtësve të rrugëve ka paralajmëruar grevë të përgjithshme, ndoshta edhe pa afat, duke rrezikuar që Athina dhe qytetet e tjera të mëdha të Greqisë të përmbyten nga plehrat, në kulmin e sezonit turistik, por edhe duke kërcënuar seriozisht shëndetin e qytetarëve, për shkak të dekompozimit të shpejtë të plehrave si pasojë e tempereaturave të larta, por edhe përhapjes së epidemive.
Po ashtu, të gjitha bashkitë e Greqisë do të jenë të mbyllura dhe nuk do t’u shërbejnë për asnjë arsye qytetarëve.
Gjithashtu javën e ardhshme në 16 korrik, do të organizohet një grevë e përgjithshme 24 orëshe e sektorit privat dhe atij shtetëror, gjë që do të sjellë vështirësi në të gjitha shërbimet publike. Po kështu edhe aerodromet, doganat, transportet, etj’ do të paralizohen.
Në manifestimet e javës së ardhshme do të marrin pjesë edhe punonjësit e shëndetësisë, të cilët do të lejojnë spitalet që të punojnë vetëm me personelin e emergjencës për rreth 48 orë, por me perspektivën që do të jetë të vazhdueshme grevat edhe në këtë sektor, i cili preket drejtpërdrejt nga dispozitat që parashikohen në projektligjin e ministrisë së Ekonomisë, në lidhje me shkurtimet e menjëhershme e drastike të personelit.
Qeveria greke duket e vendosur që të kalojë në Parlament këtë multi-projektligj, me çfarëdo lloj kostoje, pasi pret lëvrimin e këstit prej 5.8 miliardë eurosh, i cili do të merret prej donatorëve vetëm po qe se zbatohen deri në një kushtet e vendosura nga ata.
Gjithsesi kryeministri Samaras, zëvendëskryeministri Venizelos e shumë ministra janë përpjekur të qetësojnë gjakrat, duke deklaruar se në shtator nuk do të merren më masa shtrënguese, prerje rrogash e pensionesh, etj. Por sa herë ka pasur deklarata të tilla, gjithmonë masat kanë qenë më të egra dhe të ashpra për popullin grek.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com