Duke nisur nga sot të gjithë ata që blejnë online do të duhet të marrin parasysh dhe tarifat e reja doganore. Vendimi i qeverisë i datës 27 korrik që ulte nga 150 euro në 22 euro kufirin e pataksueshëm të blerjeve online, ka hyrë në fuqi.
Kjo do të thotë se për çdo blerje mbi këtë kufi, qytetarët tani do duhet të paguajnë minimalisht një taksë 22.4 për qind e vlerës së mallit, si tatim mbi vlerën e shtuar dhe taksë doganore.
Por veç blerjeve, vendimi takson edhe dhuratat që qytetarët marrin nga jashtë, nëse ato kalojnë vlerën 45 euro.
Edhe për dhuratat do të zbatohet e njëjta taksë ashtu si për blerjet online, pra minimalisht 22.4 për qind mbi vlerën e mallit. Sipas qeverise, ky vendim merret për të mbrojtur tregtarët formal nga konkurrenca e pandershme.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com