Nga sot largohet i ‘nxehti afrikan’, temperatura pritet të bien! Në bregdet era do të jetë ‘problematike’

Nga sot largohet i ‘nxehti afrikan’, temperatura pritet të bien! Në bregdet era do të jetë ‘problematike’

Vendi përjetoi një valë të nxehti me temperatura të larta, që meteorologët thonë se kapën maksimumin në Berat të premten me 42.5 ℃.

Për qershorin këto vlera janë 12 gradë mbi normalen, ndërsa nga sot dhe në fillim të javës do të ketë një rënie të temperaturave në vlera të cilat janë brenda “normaleve” të mesatareve klimatike mujore për vendin tonë.

Sakaq për ata që do ta kalojnë të dielën në bregdet era do të jetë pak “problematike” pasi në mesditë deri në orët e pasdites dhe kryesisht ditën e Diel, do të fryjë me shpejtësi mesatare 3-7m/s dhe me rrahje deri në 10m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut.

Ditët e fundit kanë regjistruar temperatura të larta në të gjithë vendin, ndërsa Elbasani renditet në 3 qytetet më të nxehta, ku termometri shënoi 40 gradë Celsius. Kjo ka shtuar paraqitjet në urgjencë, ndërsa mjekët apelojnë të shmanget qëndrimi në diell në orët e pikut.

Vendi ynë u përfshi nga i nxehti ekstrem për shkak të masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga shkretëtira e Afrikës së Veriut, duke përjetuar fenomenin që quhet “netë tropikale”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë