Gjonaj firmos, nga sot 7 burgosur me rrezikshmëri të lartë i nënshtrohen 41 bisit! (Emrat)

Nga sot do të nisë zbatimi i ligjit 41 bis në burgje. Ministria e Drejtësisë firmosi izolimin e bosëve të krimit, që tani do të vuajnë 41 bis, një ligj që parashikon mundësinë nga Ministira e Drejtësisë për të pezulluar trajtimin normal të të burgosurit dhe zëvendësimin më një trajtim më të ashpër e të rëndë, në raste të jashtëzakonshme e në raste rebelimi.

Nëpërmjet një amendamenti të vitit 1992 shtrirja e këtij trajtimi të ashpër përfshin edhe të paraburgosurit në pritje të gjykimit, në raste terrorizmi e kërcenimi për sigurinë publike. Përfshihet edhe censurimi dhe kontrolli i postës për të evituar komunikimin dhe marrëdhëniet me organizatën kriminale jashtë burgut.

Ky ligj në Shqipëri kishte prej dy vitesh që kishte hyrë në fuqi, ndërsa SPAK prej marsit dërgoi shtatë kërkesa në zyrën e Etilda Gjonajt. Ministrja për vendimin e marë sot deklaroi: "Dy burgjet ku do të aplikohet sistemi 41 bis janë 'Jordan Misja' ose ndryshe 313 dhe Peqini, për ata që janë të dënuar me vendim të formës së prerë."

Ndërkohë kreu i SPAK Arben Kraja është shprehur: "Kemi patur raste kur në qelitë e burgut këto personazhe kanë kryer aktivitete kriminale, duke u bërë më të rrezikshëm për shoqërinë. Për këtë arsye 41 bis është i nevojshëm."

Më tej kreu i SPAK ka bërë propozimet për të burgosurit që duhet t'i nënshtrohen 41 bisit. Këto propozime janë firmosur nga ministrja Gjonaj dhe bëhet fjalë për këta persona me rrezikshmëri të lartë: Arbjon Aliko, Emiljano e Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Genci Balla dhe Endrit Zela.

Këta persona do të qëndrojnë për një vit në izolim.

 

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Çilja: 30/07/2020 18:08

    Ed Roma, harom e paç jetën që të ka dhon non Aneta dhe zoti në qoftë se ti nuk bo shtet. E ke fillu e po vazhdon bukur. Mbylle shkëlqyer. Na jep kënaqësin ti themi vehtes Shqiptar me krenari dhe jo me turp.

    Përgjigju
    • Leko: 31/07/2020 01:29

      Lëre ramën more po shif çfar cirku te bukur i beri ketyre krimineleve. Nuk kan lene njeri pa vrar dhe mar peng. Jua ka ber zoti dhurat per festen e barjamit.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’