Nga sot police, Anisa për Report Tv: Më frymëzon sakrifica e çdo kolegu! Diplomohen 385 efektivë në Akademinë e Sigurisë

Anisa është 21 vjeçe. Duke nisur nga e enjtja e 8 shkurtit do të jetë zyrtarisht pjesë e Policisë së Shtetit. Sot, e diplomuar për patrullë të përgjithshme, për të një ëndërr e bërë realitet.

“Për mua nuk ka qenë e vështirë sepse e kam pasur pasion dhe kur e ke diçka me pasion normalisht nuk është shumë e vështirë. Kam pas një ëndërr që kur kam qenë e vogël, që tani është realitet dhe jam shumë e lumtur”, tha punonjësja e policisë Anisa Domi.

Të qenit pjesë e bluve, për të është mision, larg të qenit thjesht një profesion.

“Sapo mbarova gjimnazin, aplikova këtu dhe jam e lumtur që fitova dhe sot diplomohen. Më ka pëlqyer gjithmonë sepse është mision, më i rëndësishmi nga të gjithë besoj. Që të jesh në shërbim dhe mbrojtje të qytetarëve nuk besoj se ka gjë më të bukur”.

Nuk ka asnjë familjar në radhët e uniformave blu, por frymëzimi tregon se kanë qenë gjithnjë ata që tashmë do të jenë kolegët e saj, të cilët sipas Anisës kanë një ndjenjë sublime shërbimi dhe sakrifice.

“Jo nuk kam pasur asnjë në familje. Thjesht e kam pasur pasion uniformën ta mbaja. Përcjell respekt dhe besim te qytetarët. Kam parë punonjësit e tjerë të policisë që ishin shumë të devotshëm për të ndihmuar të gjithë qytetarët dhe më pëlqente ky mision dhe jam e lumtur që tani do jem edhe unë pjesë e tyre”.

Njëlloj si Anisa, shkollën bazë të policisë në Akademinë e Sigurisë e mbyllën edhe 384 të tjerë, të cilët i bashkohen krah për krah bluve, teksa 400 të tjerë nisën sot ëndrrën për herë të parë pasi kanë kaluar fazat e konkurrimit.

Në ceremoninë e kësaj të mërkure të diplomimit ishte i pranishëm ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili kërkoi nga të rinjtë zbatim të ligjit dhe parandalim të krimit.

“Duke filluar nga nesër, secilit prej Jush do t’i duhet të marrë vendime të vështira. Do të duhet t’i merrni këto vendime sepse detyra e policimit është në radhë të parë përgjegjësi dhe në ushtrimin e kësaj përgjegjësie do të duhet të zbatoni ligjin, të hetoni dhe parandaloni krimin, të mbroni qytetarët dhe t'i çoni shkelësit e ligjit përpara drejtësisë”.

Në të njëjtën ditë kur Anisa dhe kolegët e saj kurorëzuan studime, 103 studentë të tjerë, të cilët kanë mbaruar ciklin e arsimit të lartë, fillojnë nga në akademi, Fakultetin për Sigurinë dhe Hetimin.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Deni!: 07/02/2024 18:57

    RESPEKTE E KURAJO !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim