Nga sot do të nisin pjesërisht aktivitetin e tyre edhe autoshkollat. Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka njoftuar se aktiviteti i subjekteve private që regjistrojnë dhe përgatisin aplikantë për Leje Drejtimi, rritje kategorish, teori e praktikë do të rihapet me dy faza.
Në fazën e parë që fillon nga dita e sotme, do të rinis regjistrimi i aplikantëve të rinj që presin prej 2 muajsh për të filluar kursin për marrjen e patentës.
Edhe pse do të rinis ky aktivitet duhet të respektohet distanca e sigurisë mbi 1.5 metra si dhe duhet të respektohet, higjiena gjatë teorisë, sikurse edhe në seancat online.
Ndërsa faza e dytë që nis nga 18 Maji nis ka të bëjë me instruksionin në rrugë ku nuk do të lejohet më shumë se 1 praktikant në kabinë përveç rasteve kur janë familjar. Edhe pjesa e praktikës do të zhvillohet nën masa sigurie pasi të gjithë duhet të pajisen me maska, doreza, matje temperature e dezinfektant.
Ndërkohë për ata kursantë që iu është ndërprerë kursi i teorisë praktikës për shkak të mbylljes së aktivitetit në 13 Mars, procesi mësimor do vijojë aty ku është ndërprerë.
I gjithë ky proces do të monitorohet hap pas hapi për zbatimin e protokolleve të posaçme të sektorit të kualifikimeve për Leje Drejtimi, nga DPSHTRR - Njësia Operacionale Anti-Covid.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush ka mbajtur qëndrimin më të saktë rreth situatës në veri të Kosovës?
-
Rama
57.7%
-
Kurti
37.4%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 468
Lajme të tjera
-
Shkurtohet rruga Tiranë-Korçë, Rama publikon pamje nga punimet në aksin Qukës-Qafë Plloçë
4 Tetor, 10:13
-
Frrok Çupi: Edi Rama foli herët, lajmësi ‘digjet’
4 Tetor, 09:36
-
Gazment Bardhi: Rama ka lejuar evazionin fiskal në biznesin e ndërtimit, SPAK të veprojë
3 Tetor, 19:42
-
Rama: Jemi vendi i fundit për vjedhje banesash në Europë! Anglia kampione, thonë 'na kanë ardhur shqiptarët prandaj ka kaq shumë'
3 Tetor, 18:53
-
Rama për 'The Financial Times': NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës
3 Tetor, 18:50
-
Edi Rama është shqiptari i vetëm aktualisht në botë që mendon me kokë të qetë dhe pa emocione
3 Tetor, 17:57
-
Rama: AirBnB-të fluks të ardhurash, nuk mund të mbeten të pataksuara! S’ka më derdhje të ujërave të zeza në det, do ngrihet task forcë
3 Tetor, 17:20
-
Shqipëria e 3-ta në Barometrin Botëror të Turizmit për rritjen e fluksit të turistëve! 1.1 milionë vizitorë ishin vetëm në shtator
3 Tetor, 15:02
-
Kriza e vërtetë e politikës dhe e partive
3 Tetor, 12:36
-
Ndërtuesit kërkojnë rishikimin e çmimeve të referencës! Rama u mbyll gojën: I shisni me 2 mijë euro e i deklaroni me 850?! Nuk mund të gënjeni shtetin pa mbarim, STOP
3 Tetor, 10:30
-
Ulja e çmimit të ‘Internet Roaming’ mes Evropës dhe Ballkanit Perëndimor, Rama: Hyri në fuqi më 1 tetor, e konkretizuam në samitin historik të dhjetorit në Tiranë
3 Tetor, 08:07
-
Mero Baze: Rama, 'aktivisti', 'patronazhisti' dhe... Berisha
2 Tetor, 20:39
prsh quhem Emiljano islamaj jam interesuar per te bere kursin e makines por e kam per here te par cfar procedurash duhen me rregull
PërgjigjuTe ngasesh makinen nuk eshte e veshtir po te respektosh rregullat e qarkullimit duhet pjekuri dhenia e patentave jepet nga komisjoni qe nuk i njeh mire aftesite e kursantit ose i kalon se ka konflikt interesi
PërgjigjuTë ndryshohet ligji urgjent se po vriten shqiptaret cdo dite ne aksidente. Pagesa për guide të jete jo me poshte se 3000 euro dhe urgjent provave ti shtohet dhe analiza tek mjeku psykiater . Keshtu do të marin patente vetem ata qe e meritojne, kurse ata qe kane patente të thirren edhe njehere tjeter për provime sepse për 30 vjet eshte bere hataja. Flm!
Përgjigju