E stolisur deri në detaje, plot hir e bukuri nën veshjen e kostumit tradicional të zonës. Ky është një çast sublim i një vajze që bëhet nuse në Zadrimë.
Nga ritet e kulinarisë, folklori e deri tek këngët dhe vallet përfaqësuese të zonës janë bërë bashkë në një ditë duke rikthyer traditën folklorike dhe ritualin ceremonial të dasmës Zadrimore, në fshatin Mabë të Lezhës.
Qëndisur në ar, argjend dhe mëndafsh pjesë e këtij ansambli zbukurues të gamës ceremoniale të dasmës zadrimore janë edhe veshjet artizanale.
E gjithë kronologjia e dasmës u soll simbolikisht duke u improvizuar dhe përcjellë në detaje nga njerëzit e kultures, artit dhe banor të zonës.
Protagonistet e dasmave tradicionale të kësaj zone, thonë se evente të tilla kulturore mbajnë gjallë folklorin dhe traditat zakonore edhe tek brezat e rinj.
“Për mua është një kënaqësi e madhe që bëjmë një dasmë zadrimore. Traditat tona s’do të hiqen kurrë brez pas brezi do të trashëgohen ashti siç kanë bërë të parët tanë. Sot jam 66 vjeçe dhe po këndoj prap.”tha kwngwtarja Taze Ndoci.
“Ju inkurajoj që këto tradita t’i ruani dhe t’i trashëgoni brez pas brezi se nuk ka gjë më të bukur se të shikosh një dasëm zadrimore ku ka këngë, kostume të jashtëzakonshme dhe këto vlera na përkasin të gjithëve.”, tha kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.
Tradita e bukur e dasmës Zadrimore, vazhdon të ruhet prej vitesh nga banorët e zonës ku folklori dhe tradita janë trashëguar në shekuj brez pas brezi.
J.GJ./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Besoni se Greqia do pranojë hapjen e grupkapitujve të parë Shqipëri-BE?
-
Po
67.5%
-
Jo
24.7%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 833
Lajme të tjera
-
Nënkalimi i Ishull-Lezhës 10 vjet i ‘mbuluar’ nga uji! Kalimi, sfidë për shoferët: S'po gjejmë zgjidhje! Bashkia: Është në varësi të ARRSH-së
10 Dhjetor, 21:59
-
Kaq shpejt nuk e prisnit! Zbulohet data se kur do martohet Dafina Zeqiri
10 Dhjetor, 10:22
-
Memoriali i Skënderbeut vizitohet nga mbi 17 mijë turistë për 10 muaj! Përgjegjësi: Shifër rekord, më shumë vizitorë nga Holanda
9 Dhjetor, 15:44
-
Nisma e 15 shefave të njohur të kuzhinës në Lezhë, mbrëmje bamirësie! Mblidhen 15 mijë euro për vajzat e dhunuara
8 Dhjetor, 19:40
-
Dështon tenderi për rikonstruksionin e Urës së Zogut! Forumi i trashëgimisë i kërkon qeverisë shtimin e fondeve
7 Dhjetor, 16:54
-
Rrjedhje gazi, ndërpritet mësimi në Mamurras të Kurbinit
7 Dhjetor, 14:03
-
Ktheu banesën në bazë për furnizimin e grupeve kriminale, Gjykata e Lezhës lë në burg Aleks Lulashin
7 Dhjetor, 11:02
-
‘Tempulli’/ Lëvizte me çantë të mbushur me kanabis, arrestohet 22-vjeçari në Lezhë
6 Dhjetor, 11:14
-
VIDEO/ Lezha ndez dritat e festave, qyteti vishet me dekorin festiv! Dhjetëra qytetar i bashkohen ceremonisë
6 Dhjetor, 09:51
-
Kurbin/ Ktheu banesën në ‘bazë kriminale’, dëshmia e pronarit: Blej dhe shes sende prej vitesh, s’kam lidhje me grupet e krimit
6 Dhjetor, 08:47
-
Sistemi i ngrohjes bllokon godinën e re të gjimnazit në Kukës, nxënësit mësim me turne, dalin në protestë! Edhe në Lezhë s’punon kaldaja
5 Dhjetor, 16:30
-
VIDEO/ Zbulohet baza e grupeve kriminale në Fushë Kuqe të Lezhës! Sekuestrohen eksplozivë, veshje kamuflazhi, targa e motorë të vjedhur! Pranga pronarit të banesës
5 Dhjetor, 10:17