Sulmi ka ndodhur sot në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Shefi i policisë së qytetit Khost, Faizullah Ghairat, tha se ishte sulmuar një konvoj i forcave të milicisë lokale të stërvitura nga Shtetet e Bashkuara.
Zoti Ghairat tha se në mesin e tetë personave të plagosur ishin edhe dy fëmijë.
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, e ka dënuar këtë sulm.
Militantët talibanë e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
Zëdhënësi i tyre, Zabibullah Mujahid, tha se nga ky sulm janë vrarë 22 ushtarë.
Nga një sulm i djeshëm i talibanëve kundër një baze të armatës afgane në Kandahar, janë vrarë së paku 15 ushtarë./ EvropaeLire
(d.b/Shqiptarja.com)