Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot shkollën 9 vjeçre Adem GjeliDurrës, e cila është rindërtuar pasi u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. Ajo do të jetë një nga 12 shkollat, që do të hapin dyert e tyre në 26 nëntor.

I mahnitur nga punimet kryeministri ka "duartrokitur" stafin që ka punuar për rindërtimin e kësaj shkolle.

"Shumë bukur bravo, shumë shumë bukur. Për fat të keq ata që humbën jetën si kthejmë dot por të tjerat janë rikthyer të gjitha", tha Rama.

Kjo shkollë është pranë deti i cili duket tërësisht nga tarraca e saj.

"Nga tarraca duket deti", tha ministri Arben Ahmetaj i cili shoqëronte Ramën në këtë takim.