Nga tepsia me Ramën, te kurora
e kanabisit, simbolet e protestës

Nga tepsia me Ramën, te kurora<br />e kanabisit, simbolet e protestës<br /><br>
TIRANE- Të rinjtë e Forumit Rinor të PD e kanë nisur protestën e sotme me dy banderola dhe një kurorë me simbolikën e kanabisit dhe fotot e kryeministrit, ish-ministrit Tahiri, Balilit, Habilajt, Shullazit, Durim Keçit, Elvis Rroshit dhe Frrokut.

Këto simbolika me ironi janë zgjedhur nga demokratët për të protestuar para Kryeministrisë kundër qeverisë "Rama", që e akuzojnë për kanabizimin dhe kriminalizimin e vendit.

Pjesë e këtij instilacioni ishte edhe një divan, ku Edi Rama është i ulur me të njëjtët figura, pasi sipas PD i mbron me pushtetin e tij. “Rama ka nisur marrjen e drejtesise nen kontroll. Disa prej tyre kane dale nga burgu, te tjere nuk kapen nga policia edhe pse u dihet vendndodhja dhe per pjesen tjeter po deshtohen hetimet’ deklaron PD.

[gallery]25412[/gallery]

[gallery]25413[/gallery]
te burgosur
Ndërsa simbolika e LSI është tepsia, që Rama e ka përdorur kundër saj gjatë fushatës elektorale. Simpatizantët e LSI kanë printuar dhe vendosur në disa tepsi foton e hershme të kryeministrit duke ngrënë makarona. Ata deklarojnë në prononcimet për Report Tv se protesta do të jetë paqësore. 

rama me tepsi
(Simbolika e LSI me fotot e Ramës të stampuara në tepsi)

d.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane