Nga Tirana në Korçë për vjedhje mjetesh motorike, ‘Repeat’ prangos 2 shokët! Një prej tyre i kërkuar në kryeqytet për seri krimesh (VIDEO)

Korçë- Policia lokale e Korçës njoftoi sot (18 Tetor) se ka goditur një grup të vjedhjeve të mjeteve motorike.

Dy persona janë arrestuar gjatë operacionit të koduar “Repeat”, teksa hetohet për bashkëpunëtorët e tjerë të dyshuar. Një prej të ndaluarve mësohet se ka qenë në kërkim nga Policia e Tiranës, po për vjedhje të mjeteve motorike.

Sekuestrohet dhe një motomjet i dyshuar i vjedhur. Të arrestuarit janë V. B., 35 vjeç dhe L. R., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë. Policia publikoi edhe pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, të vjedhjes së një prej motorëve, ku shfaqen dy shokët shfaqen të hipur në mjet duke u larguar.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, më datë 16 tetor, kanë vjedhur motomjetin e 69-vjeçari, në fshatin Melçan, ndërsa më datë 13 tetor (tre ditë para), kanë vjedhur motomjetin e një 16-vjeçari, në qytetin e Korçës”, tha policia vendore.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi L. R. ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 2 Tiranë, si i dyshuar për vjedhjen e disa motomjeteve. Ndaj të rinjve rëndon akuza e “vjedhjes”, e kryer në bashkëpunim.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Dosja ‘Partizani’/ Gjykata e Posaçme cakton seancën paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin Malltezi dhe 3 të tjerët! Do mbahet më 24 Tetor

Dosja ‘Partizani’/ Gjykata e Posaçme cakton seancën paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin Malltezi dhe 3 të tjerët! Do mbahet më 24 Tetor